“Sunny Hill” këtë vit në Kosovë? Dua Lipa jep përgjigjen e shumëpritur

“Sunny Hill” këtë vit në Kosovë? Dua Lipa jep përgjigjen e shumëpritur

Sunny Hill Festival është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Edicioni i parë i festivalit u zhvillua më 10 deri më 12 gusht 2018 në Parkun Kombëtar Gërmia. Sipas organizatorëve, më shumë se 18,000 njerëz morën pjesë në festival. Edicioni

Sunny Hill Festival është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Edicioni i parë i festivalit u zhvillua më 10 deri më 12 gusht 2018 në Parkun Kombëtar Gërmia. Sipas organizatorëve, më shumë se 18,000 njerëz morën pjesë në festival.

Edicioni i dytë i Sunny Hill Festival u mbajt më 2, 3 dhe 4 gusht 2019 në Parkun Gërmia në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë edicioni i tretë i “Sunny Hill” nuk u zhvillua e tashmë është në pikëpyetje nëse do të mbahet këtë vit apo jo. Por të gjitha këtyre pikëpyetjeve u pëgjigjet vet organizatorja Dua Lipa.

Ajo është shprehur në një intervistë për  Financial Times se këtë vit “Sunny Hill” do të rikthehet me një organizim të veçantë.

Ajo u shpreh : “Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri.

“Sunny Hill” është kthyer në një festival të rëndësishëm ku bashkohen artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ai zhvillohet me synim promovimin e Kosovës dhe si mbështetje për fondacionin Sunny Hill.

Përgatiti: Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar