“Arritja e nxënësve është parësore”, një bisedë me drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Bilal Golemi”

“Arritja e nxënësve është parësore”, një bisedë me drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Bilal Golemi”

Sot zhvilluam një intervistë me drejtorin e shkollës, “Bilal Golemi”, zotin Naim Xhelili, i emëruar në këtë pozicion prej gati 10 vitesh. Në këtë intervistë, u diskutua roli i tij në udhëheqjen e shkollës, qasjen e tij ndaj edukimit dhe planet për të ardhmen e nxënësve dhe stafit. Z.Naim foli pak për sfidat më të

Sot zhvilluam një intervistë me drejtorin e shkollës, “Bilal Golemi”, zotin Naim Xhelili, i emëruar në këtë pozicion prej gati 10 vitesh. Në këtë intervistë, u diskutua roli i tij në udhëheqjen e shkollës, qasjen e tij ndaj edukimit dhe planet për të ardhmen e nxënësve dhe stafit.

Z.Naim foli pak për sfidat më të mëdha që ka hasur gjatë këtyre 10 viteve, ku ai numëron si sfidë kryesore  arritjet e nxënësve.

Gjithashtu kur u pyet se si e ka parë ai mardhënien prindër-mësues, mësues-nxënës, ai tha se këto marëdhënie kanë qenë shumë të mira dhe të nivelit të lartë.

Intervista e plotë

Kur jeni emëruar si drejtor në shkollën “Bilal Golemi”?

Gati 10 vjet, që në mars të 2014 në mos gaboj.

Epo duke qënë se keni gati 10 vite i emëruar në postin e drejtorit, cilat kanë qënë për ju të paktën sfidat më të mëdha që jeni përballur ose problemet që keni hasur gjatë këtyre 10 viteve?

Sfidë, sfidë janë arritjet domethënë rezultatet e nxënësit, që është parësore edhe rritja e nxënësve ka qënë sfidë për ne.

Si e vlerësoni ju komunikimin që kanë patur prindër-mësues, mësues-nxënës?

Për sa kohë që jam drejtues mardhëniet kanë qënë shumë shumë të mira, të nivelit të lartë.Kemi patur komunikim të përhershëm doemethënë jo vetëm në takimet që kanë qënë të planifikuara nga ana e drejtorisë për çdo fund periudhe, fund semestri që quhen fund periudhe por edhe të tjera sa herë që ata kanë patur nevojë për problematika në shkollë.

Prej gati 8 vitesh fëmijët që kanë qënë më shumë se 2 km larg shkollës nuk kanë paguar tarifë për transportin.Së fundmi jam informuar për një problematikë në lidhje me këtë çështje për fëmijët e fshatit Fllakës ku tashmë ky shërbim nuk ofrohet falas por kundrejt pagesës. Ka patur reagime të    shumta nga prindërit në lidhje me këtë çështje, ju si drejtor i kësaj shkolle çfarë iniciativash keni ndërmarrë për zgjidhjen e kësaj problematike?

Përpara se të ju jap përgjigje për atë se çfarë problemi kemi hasur po ju jap një të dhene tjetër që kur kam filluar si drejtor nxënësit e Fllakës nuk ju është kompensuar transporti por i kanë paguar lekët privatisht.

Me njohjen e legjislacionit,me vënien në zbatim te VKM-ve të ndryshme në vitin 2015 me përpjekjet e drejtorisë dhe me institucionet e tjera, bashkië edhe drejtorinë arsimore në ate kohë kemi bëre të mundur që te gjithë nxënësit të cilët sipas VKM-së janë mbi 2 kilometër nga vendbanimi deri në shkollë të përfitonin transport, të hartoheshin listat dhe të përfshiheshin në subvencionim. Është bërë në mënyrë korrekte vit pas viti në çdo kohë.

Sipas VKM-së së fundit në drejtorinë arsimore jemi thërritur për një problematikë që na ka dalë me transportin. Në VKM sqarohet më pas që përfitojnë transport ata fëmijë, nxënës në rastin tonë që po flasim që janë mbi 2 kilometër nga vendbanimi, nga fshati ku banojnë deri në shkollë por me kushtin që në fshatin e tyre të mos ketë shkollë publike.

Nëse ka shkollë publike pavarësisht se këto janë mbi 2 kilometër nuk përfitojnë transport.Ky problem doli edhe në shkollën tonë. Ne kemi 48 nxënës të cilët janë mbi 2 kilometër që përfitojnë transport për këte vit shkollor, sepse në vitë të ndryshme kemi patur numër të ndryshëm nxënësish. Sipas udhëzimit këta nuk përfitonin më transport për arsye sepse nga zonat ku vijnë ka shkollë publike siç është shkolla “Bajram Gashi”. Menjëherë me marrjen e këtij ushëzimi bëmë të ditur prindërit, ka qënë nga fundi i periudhës së dytë me datë 25 mars.

Gjatë kësaj kohe nga ana e prindërve kemi patur kontakte të vazhdueshme për të drejten e tyre, i kemi sqaruar me sa kemi mundur dhe i kemi drejtuar nëpër institucionet përkatëse. Konkretisjt në zonën që vijnë në shkollën tonë, thashë janë 48 nxënës por këto nuk janë nga e njëjta zonë, nuk janë vetem nga Fllaka por është edhe një zone tjetër që është fshati “Vllazërim” dhe duke parë me imtësi dhe korrektësi kam qënë dhe jam përkrah këtyre prindërve për ti ndihmuar, për ti qartësuar dhe për të përfituar nëse u takon që të përfitojnë. Përsa u takon nxënësve të cilët nuk janë në Bashkinë Shijak por janë ne njësinë administrative të Rrashbullit ose të Katundit të Ri në varësi të zyrës vendore Durrës atëherë për këta komunikojmë dhe japim sqarimet e duhura që do të thotë pavarësisht se këta janë mbi 2 kilometër por në Fllakë është shkolla “Bajram Gashi” këta nuk përfitojnë transport.

Problemi që më ka dalë tani është për fëmijët të cilët vijnë nga Bashkia Shijak, dhe pas komunikimeve të vazhdueshme edhe me përfaqësues të prindërve pranë zyrës vendore të arsimit jo me larg se sa sot (e premte; 03.05.2024) por kemi patur edhe 2-3 takime të mëparshme ata dhanë opsionet e tyre, dhanë mendimet e tyre nga ana e ZVA-së u dha përgjigjia në prezencë të juristes, prezent isha edhe unë që shkoj pas prindërve sepse në këte rastin konkret unë përfaqësoj prindërit, pavarësisht se jam drejtues i institucionit të shkollës por jam me prindërit sepse janë fëmijët e atyre prindërve që mësojnë pranë shkollës tonë.

Ajo që doli si problem ishte që këta nxënës nuk janë vetëm të Fllakës por janë edhe të fshatit Vllazërim, dhe fshati Vllazërim nuk ka shkollë publike. Nga fshati ku janë keta deri në shkollën më të afërt gjithmonë po marrim një shkollë më të afërt edhe shkollën tonë qoftë, pavarësisht se jemi tjetër Bashki është nën 2 kilometer këta nuk përfiftojnë, nëse është mbi 2 kilometër përfitojnë transport.

 Dhe VKM- ja e përcakton shumë qartë se nëse në fshatin ku banojnë  dhe distanca nga shkolla publike është mbi 2 kilometër këta përfitojnë. Dhe doli si problematikë se këta nuk kanë shkollë dhe studiojnë pranë shkollës tonë, shkollës “Bilal Golemi” që si njësi administrative e kap ZVA Shijak. Bashkë me prindërit dhe drejtoreshën u dhanë sqarimet e duhura dhe unë do të jëm në vazhdimësi pranë tyre pavarësisht që këta janë në një ZVA tjetët që nuk është në juridiksionin e Durrësit ose unë nuk jam në juridiksionin e atyre por unë do të mbështesë dhe do të shkojë pas prindërve.

 Problemi im si institucion është që këta nxënës vitin shkollor e kanë filluar këtu, këta nxënës nga shtatori e deri në dhjetor kanë përfituar transportin këtu, këtyre nxënësve u është dhënë njoftimi për ndërprerjen e transportit në muajin Mars, dhe si do të vazhdojë më tej.

Unë jam palë me prindërit. Unë mendoj si drejtues i institucionit se këta nxënës nuk mund ti transferojmë nga kjo shkollë në shkollën pranë njësisë së tyre në mes të periudhës dhe ti shkëputim nga kjo shkollë dhe ti çojmë në një shkollë tjetër sepse atje përfitojnë. Te gjendet rruga ligjore, mundësia që transfertat e buxhetit nga ajo Bashki ti kalojnë Bashkisë Durrës ta vazhdojnë këtu, të përfitojnë transportin që u takon.

Cilat janë disa nga objektivat që ju synoni si shkollë?

Arritja e nxënësve është parësore, ne kemi synimin tonë që është një planifilim 4 vjeçar, mbi bazën e këtij planifikimi çdo vit planifikojmë objektivat të ndara sipas vitebe dhe arritja e nxënësve është parësore sepse ne fund këtu bëhet dhe mundohemi që vit pas viti të ngrejmë pak edhe standardin.

Kam dëgjuar që është hapur një sallë e re informatike për klasën e 1-5?

Së fundmi po, deri sot nuk është se kemi patur ndonjë laborator, ajo është për klasën e parë por ne mundohemi që në mungesë te laborarorit rë bëjmë diçka më tepër sipas mundësive gjithmonë, por parësore është për ata.

Duke marrë parasysh që kohët kanë ndryshuar së fundmi dhe fëmijët janë bërë pak “rebel”, çfarë këshillë keni ju për prindërit në perballimin, sepse fëmijët janë bërë shumë multimedial tani?

Nuk mund ta pranoj fjalën “rebel”, nuk kemi ne nxënës në këtë shkollë që të jenë në këtë stad, unë i di shkollat e tjera, jetoj dhe me hallet e problemët që shkollat e tjera kanë dhe ne nuk kemi probleme të tilla, janë gjëra të vogla janë midis fëmijëve, nuk kemi patur asnjë masë disiplinorë gjatë peridhës që kam qënë unë. Mosmarrëveshje të vogla janë zgjidh me anë të punonjësit social ose psikologut që kemi në shkollë, me mësuesin kujdestar, me prindërit sa herë që keni ne nevojë të bashkëpunojmë më ta, pavarësisht se ata i marrin nuk i marrin vesh problemet, ne çdo problem të vogël ua bëjmë me dije.

Përdorimi i celularit ështe shumë shqetësuese për fëmijët, a keni hasur problematika?

Po është pak problematike, kemi patur raste sporadike por edhe kur ka patur raste të tilla kanë qënë me pretendimin që “më duhet se kam një hall familjar”, pavarësisht se ne i dëgjojmë por nuk është kjo përgjigjja që duhet të japin sepse për prindërit kemi dhënë në dispozicion , këtu funksionon numri i drejtorit, i punonjësit social dhe i psikologes.

Rritja e përdorimit të celularit siç preka pak më parë është problematike, a keni vënë re rënie në nivelin e mësimit si pasojë e përdorimit të celularit?

Nuk është në vetëvete përdorimi i telefonit rënia në mësime, në arsimin fillor nxënësit fillojnë ritmikisht pastaj nga klasa e 7-të ka shumë shkaqe të ndryshme, shkaqe sociale, arsye interesi edhe problemet ekonomike sepse këto janë në vazhdimësi bie pak interesi.

Aurora Hoxha

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar