Përvojat në arsimin parashkollor/Edukatore Vera flet për eksperiencën e saj 28 vjeçare

Përvojat në arsimin parashkollor/Edukatore Vera flet për eksperiencën e saj 28 vjeçare

Përvojat në fushën e arsimit parashkollor janë të vecanta, e sidomos në rastin e të intervistuarës sonë, edukatore Vera Kurti, e cila ka kaluar tashmë mbi 28 vite të jeteës së saj duke ja dedikuar zhvillimit dhe edukimit të brezave që në fillimet e para për ta. Me një vullnet dhe durim të palëkundur, edukatore

Përvojat në fushën e arsimit parashkollor janë të vecanta, e sidomos në rastin e të intervistuarës sonë, edukatore Vera Kurti, e cila ka kaluar tashmë mbi 28 vite të jeteës së saj duke ja dedikuar zhvillimit dhe edukimit të brezave që në fillimet e para për ta. Me një vullnet dhe durim të palëkundur, edukatore Vera ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimim e karakterit dhe aftësvie të shumë fëmijve, profesion të cilin ajo vazhdon ta ushtrojë akoma në ditët e sotme.

Në këtë intervistë ajo na tregon mbi karrierën e saj, vështirësite gjatë kësaj rruge si dhe momentet e vecanta të përjetimit me fëmijët.

Çfarë ju motivoi të filloni karrierën tuaj si edukatore kopshti?

Kur isha e re, ëndërroja  për dy pasione, të edukoja fëmijët apo të kisha dicka që kishte të bënte me lulet pasi i dëshiroja shumë, por tashmë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur pasi unë kam “lulet më të bukura” sic janë fëmijët.

Si ka ndryshuar puna juaj gjatë këtyre 28 viteve?

Fillimi i karrierës ishte pak i frikshëm do të thoja, pasi e kam nisur në moshën 19- vjecare dhe mungesa e eksperiencës ndikonte në këto fillime, por dashuria që ushqej për fëmijët e zbehu frikën duke bërë që bashkë me ta të vazhdonin rrugën e bukur të dijes.

Me kaliminin e moshës durimi është zbehur pak kjo dhe për shkak të ndryshmit të brezave nga njëri tek tjetri.

Ndërsa në fillimet e para teksa na mungonin materialet por fëmijët ishin të gatshëm dhe kreativ të zhvillonin aktivitete sipas kushteve që kishim. Ndërsa tashmë kemi materialet dhe deri diku dhe kushtet e duhura por mungon kreativiteti i fëmijve.

A mund të ndani ndonjë moment të veçantë ose kujtim të paharrueshëm nga puna juaj?

Kujtim i vecantë është kur pranë kopshtit, prindërit një ditë më sollën një fëmijë me aftësi të kufizuar , crregullim i spektrit autik. Atë ditë e ndjeva veten shumë të dobët përballë atij fëmije, nga mungesa e informacionit sesi duhet të përballemi kunddrejt kësaj sëmundje, pasi ky ishte rasti im i parë që u përballa me ta.

Kur ai donte të bënte dicka ishte për mua sprovë shume e madhe të arrija të kuptoja  se cfarë ai kërkonte të thoshte.

Si e përballoni kur një fëmijë ka vështirësi në adaptim ose mësim?

 Përpiqem ti ofroj punë individuale, duke ju dedikuar disa orë më shumë fëmijës në mënyrë që të vazhdoj në linjë të njëjtë me fëmijët e tjerë.

Cilat janë disa nga aktivitetet tuaja të preferuara e cila ndihmon në mësimin dhe kreativitetin tek fëmijët?

Eskursionet në natyrë ashtu sikurse për mua dhë për fëmijët është aktivitet i preferuar. Shfrytëzojmë sa herë kur koha është e mirë mjediset e jashtme të kopështit  ku mundohem tu organizoj fëmijeve aktivitete dhe lojra të ndryshme në natyrë.

E shikoj si dicka shumë të rëndësishme kontaktin e fëmijve me mjedisin dhe me atë cfarë natyra i ofron.

Çfarë këshille do t’u jepnit edukatoreve të reja që sapo kanë filluar karrierën e tyre?

Edukatoret që janë në fillimet e tyre i them që ta duan punën e tyre, të duan fëmijët dhe të kenë durim, pasi unë mendoj se ai është celësi i duhur me fëmijët.

Ata duhet  ti ofrojnë përkushtimin dhe pasionin e punës tek fëmijët pasi ato do ta kuptojnë dhe do të ofrojnë të njëjtën gjë dhe ju do ndiheni të lumtura për punën që do bëni.

Çfarë ju sjell më shumë kënaqësi në punën tuaj si edukatore kopshti?

Kur shoh ndryshimin që të gjithë fëmijët kanë arritur por në vecanti të fëmijëve që kanë më shumë vështirësi për të nxënë, është një përjetim shumë i vecantë dhe ndihem krenare kur I shoh fëmijët e mi me këto rezultate.

Gjithashtu ndihem shumë e lumtur kur pas disa viteve takoj ish nxënësit e mi dhe ndihem krenare kur i shikoj në majat e suksesit të tyre, më bën shumë të lumtur dhe fakti që shumë nga ish nxënësit e mi vazhdojnë dhe më urojnë ende për përkushtimin që unë i kam dhuruar.

Si e ruani entuziazmin dhe energjinë pas kaq shumë vitesh në këtë profesion?

Gjëja ime që më motivon dhe ende e kësaj dite është dashuria për fëmijët, pasi 28 vite në karrierë atë tashmë janë bërë pjesë e jetës dhe rutinës sime, gjatë përiudhës që ata marrin pushimet, më mungojnë shumë.

Bleona Zela

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar