Përvoja dhe rrugëtimi në gazetari/Gazetari Ermal Qori flet mbi eksperiencën e tij

Përvoja dhe rrugëtimi në gazetari/Gazetari Ermal Qori flet mbi eksperiencën e tij

Përvojat në media dhe gazetari janë të ndryshme dhe jo të lehta por me vullnet dhe dëshirë për profësionin mund të arrish qëllimet  tua. Gazetari Ermal Qori ka zgjedhur të ndajë më ne pak nga eksperienca e tij në këtë fushë në intervistën e zhvilluar sëbashku. 1.Si e filluat karrierën tuaj në gazetari dhe çfarë

Përvojat në media dhe gazetari janë të ndryshme dhe jo të lehta por me vullnet dhe dëshirë për profësionin mund të arrish qëllimet  tua. Gazetari Ermal Qori ka zgjedhur të ndajë më ne pak nga eksperienca e tij në këtë fushë në intervistën e zhvilluar sëbashku.

1.Si e filluat karrierën tuaj në gazetari dhe çfarë ju tërhoqi drejt kësaj profesioni?

Median e kam dashur që fëmijë si një instrument që përcjell të vërtetën dhe troket fortë në derën e çdo familjeje Shqiptare. Ekrani të jep mundësinë të komunikosh me audiencën dhe të japësh mesazhe të forta, të drejtpërdrejta dhe jesh një zë i fuqishëm për të gjitha padrejtësit, duke mos harruar edukimin dhe pse  jo argëtimin. Të gjitha elementët bashk më bën që të kem një fokus   Dhe dedikim 100% në këtë rrugëtim profesional.

2.Cilat janë aftësitë kryesore që duhet të ketë një gazetar për të qenë i suksesshëm në këtë fushë?

“Gazetari është ai që në fund dinte gjithçka që në fillim” me këtë shprehje të Karl Kraus do të kuptojnë gjithçka lidhet me këtë profesion. Disa hapa para, hulumtime, punë kërkimore, ballafaqime dhe fakte. Burimi tregon llojin e gazetarit që ti je, një gazetar  i mirë nuk beson, një gazetarë i mirë fakton, nuk trillon por kërkon, nuk publikon pa vërtetuar me së paku me dy burime.  Gazetari duhet të drejtoj ‘PSE’  në çdo moment…

3.Si e menaxhoni balancën midis punës profesionale dhe jetës personale si gazetar?

Nuk ekziston një balanc i mirëfilltë… Të jesh gazetar dp të thotë të mos kesh ansjëherë një orar të përcaktuar pune. Personalisht lajmet më ekskluzive i kam shkruar në mesnatë, në çdo orar të mundshëm. Gazetari edhe me pushime punon, pasi denoncon edhe kur diçka nuk shkonë mirë. Megjithatë ka gjithmonë një parim që nuk duhet harruar, të mos përfshihesh personalosisht por profesionalisht.

4.Si përzgjidhni temat për t’u raportuar dhe çfarë ju bën të konsideroni një histori si të rëndësishme për publikun?

Temat përzgjidhen  në bazë rë rëndësisë së tyre. Gjithçka që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthort publikun përbën interes për redakasin e lajmeve. Ka histori frymëzuese që konsiderohen të lehta dhe të nevojshme, ka të tjera që trondisin me fakte dhe histori që denoncojnë, secila prej tyre alternohet dhe i shkohet deri në fund.

5.Si ju ndihmon teknologjia moderne në kryerjen e punës së gazetarit?

Të punosh gazetar terreni ka vështirësit e veta, mirëpo tanimë teknlogjia ka lehtësuar shumë aspektin teknik… mjafton një aparat celular për të ruajtur të dhënat, rregjistruar prova dhe të realizoah transmetimin e tyre LIVE në televizion. Mirëpërdorimi i teknologjisë ka efikasitet të lartë.

6.Si e shikoni rolin e gazetarisë në shoqërinë moderne dhe sfidat që ballafaqohen gazetarët sot?

Sot të gjithë po përpiqen të bëjnë punën e gazetarit, gjithkush që ka një celular po raporton, dikush që di ( apo nuk di) të shkruaj po publikon një lajm, por një gazetar  profesionist përballet me shumë sfida sot, ai duhet të siguroj disa burime, të mos bjerë pre e fake neës, të realizoj kërkime dhe verifikime të informacionit që i jepet. Në ditët e sotme gazetarët po kërcënohen, intimidohen dhe janë pre e shantazhit bllokues nga aktorët politikë dhe të fuqishëm.

Gledis Tarazhi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar