Intervistë Ekskluzive me Matias Ndini: Sekretet e Komunikimit dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në MBN Pictures

Intervistë Ekskluzive me Matias Ndini: Sekretet e Komunikimit dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në MBN Pictures

Në botën e biznesit modern, menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore dhe komunikimi janë dy nga shtyllat kryesore për suksesin e një organizate. Kemi patur kënaqësinë të intervistojmë Matias Ndini, pronarin dhe themeluesin e MBN Pictures, për të zbuluar se si ata menaxhojnë këto dy aspekte të rëndësishme në organizatën e tyre. Ja çfarë na tha

Në botën e biznesit modern, menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore dhe komunikimi janë dy nga shtyllat kryesore për suksesin e një organizate. Kemi patur kënaqësinë të intervistojmë Matias Ndini, pronarin dhe themeluesin e MBN Pictures, për të zbuluar se si ata menaxhojnë këto dy aspekte të rëndësishme në organizatën e tyre. Ja çfarë na tha ai:

Si e përshkruani kulturën e komunikimit në organizatën tuaj?

Përsa i përket profesionit tonë dhe biznesit tonë është një biznes artistik dhe normalisht ka liri  pak më të madhe sesa bizneset e tjera dhe normalisht pjesa e lirisë shikohet thellësisht edhe te komunikimi që kemi me stafin tonë, me klientat, me aktorët e të tjerë. Duke qënë se vetë biznesi e dikton që ne duhet të punojmë me njerëz në mënyrë konstante, normalisht komunikimi jonë është pak më shoqeror se një korporat që ka një komunikimi më serioz, më zyrtar.

Cilat janë strategjitë tuaja për të përmirësuar komunikimin midis menaxherit dhe punonjësve në organizatën tuaj për të rritur pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre?

Sic ju përmenda më sipër biznesi jonë është pak më ndryshe sesa bizneset e tjera, për shkak se është e ndërthurur me artin. Duke qënë profesion i tillë na lejon të kemi një liri, ne krijojmë një komunikim shoqëror me stafin tonë brenda limiteve të punës dhe kështu e kemi më të lehtë ti përballemi konflikteve mes stafit. Biznesi jonë MBN Pictures nuk funksionon me punëtorë por me kolegë, pra secili nga personat që është caktuar në pozicionin si regjizorë, skenarist, VFX artist, DOP, aktorët, etj janë persona të cilët kanë mbaruar shkollimin. Normalisht askush nga kolegët tanë nuk mund të ndërhyjnë tek puna e tjetrit për shkak se cdokush është profesionist në fushën e vet. Kjo gjë na mundëson të një ambjent pa konkurrenc në ambjentet e punës, gjë që është ndryshe në institucionet e mëdhaja për shkak se ka një hierarki shtypëse.

 Si menaxhoni konfliktet në vendin e punës dhe si ndikon trajtimi i tyre në shëndetin organizativ dhe performancën e ekipit?

Normalisht ne kemi debate, kemi diskutime dhe nuk kemi debate për arsye që i kemi në kompani të tjera, për kohën e projektit apo pagën. Debatet që ndodhin kanë të bëjnë më shumë për egon e artistit. Këto debate zgjidhen lehtësisht mes stafit të punës, duke qënë se secili është profesionist. Debatet janë shumë të lehta për tu organizuar, me një kompromis në të gjitha fushat, duke përzier artin me biznesin dhe me idetë e secilit.

Cilat janë disa praktika të suksesshme për të trajtuar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e punonjësve në organizatën tuaj?

Ne kemi një koleg që është ekspert në profesionin e tij, siç thashë edhe më parë, dhe ndonjëherë kemi probleme të ndryshme, kemi probleme me egon artistike, por në momentin që fillojmë të shihemi, se dikush po ecën më mirë në profesionin e tij se në timin, dua ti kaloj pa frikë në profesionin tim. Dhe kështu e krijoj studion time. Nuk kam pse të imitoj askënd tjetër për arsye që nuk i di.

 Si e përdorni teknologjinë për të përmirësuar komunikimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në organizatën tuaj?

Profesioni jonë është një profesion teknologjik, digjital. Duke futur ktu dhe pjesën e aktrimit, regjis etj. Të gjitha prezantohen në mënyrë digjitale. Njëkohësisht  aq sa na ka ndihmuar pjesa e pajisjeve elektronike për mbarëvajtjen e punës po ashtu na ka ndihmuar dhe për pjesën e komunikimit. Komunikimi jonë është më i lehtë përsa i përket pjesës së mbarëvajtjes së punës sepse ne mund të jemi në një vend tjetër të botës dhe mund të kemi komunikim shumë të rrjedhshëm me njëri tjetrin. Teknologjia luan një rol të madh në përmirësimin e komunikimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në kompaninë tonë. Këto mjete na ndihmojnë të mbajmë të gjithë ekipin të lidhur dhe të informuar në çdo kohë. Bota digjitale na ka sjell më afër pavarsisht se nuk jemi në një vend me njëri tjetrin.

Cilat janë disa nga praktikat më të mira që keni zbatuar në komunikimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në ekipin tuaj të prodhimit?

Përsa i përket menaxhimit të burimeve njerëzore ne mundohemi që të kemi një staf sa më adeguat që mos të jet punojnës mos e shohi punën si një mjet për të mar një cmim ekonomik, por ta shohi si punën e tij që do e ngrej nesër pasnesër. Duke qën se secili e ka punën e tij, nuk është thjesht një punë që do punosh për tjetrin. Kemi kërkuar shumë talente me anë të workshopeve të ndryshme që kemi kryer, ku ne thërasim artist. Në këtë mënyrë rekrutimi jonë për koleg të rinj.

Ky artikull shpalos perspektivën e Matias Ndini mbi praktikat e komunikimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, duke ofruar një pasqyrë të vlefshme për ata që kërkojnë të përmirësojnë këto aspekte në organizatat e tyre.

Büşra Kaya

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar