Mundësitë që ofron Shqipëria për studentët e huaj

Mundësitë që ofron Shqipëria për studentët e huaj

Shqipëria tashmë një ndër shtetet në zhvillim i jep mundësinë shtetasve të huaj të vazhdojnë studimet në vendin tonë. Nuk janë vetëm studentët shqiptarë që duan të shkollohen jashtë shtetit por ka dhe të huaj që zgjedhin Shqipërinë për tu diplomuar. Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s në Shqipëri studiojnë rreth 2,705 studentë të huaj

Shqipëria tashmë një ndër shtetet në zhvillim i jep mundësinë shtetasve të huaj të vazhdojnë studimet në vendin tonë. Nuk janë vetëm studentët shqiptarë që duan të shkollohen jashtë shtetit por ka dhe të huaj që zgjedhin Shqipërinë për tu diplomuar.

Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s në Shqipëri studiojnë rreth 2,705 studentë të huaj shifra te cilat kanë pasur ulje dhe ngritje që prej vitit 2017.

Vendin e parë për numrin më të lartë të studentëve që vijnë të studiojnë në Shqipëri e mban Italia me 529 studentë. Studentët turq renditen të dytët me 308 studentë. Në të dhënat e UNESCO nuk janë përfshirë studentët nga Kosova, të cilët  vlerësohen se zënë vendin e parë për nga numri i studentëve të huaj në Shqipëri. Por edhe këtë statistikë e ka përllogaritur Monitor ku numri i stdentëve nga Kosova është 1269. Nga vendet e rajonitMaqedonia ka numrin më të lartë të studentëve në Shqipëri, me 202 studentë, Mali i Zi me 200 studentë, Serbia me 166 studentë, Greqia me 20 studentë dhe  Bullgaria me 6.

Universitetet të cilat ofrojnë programe në gjuhë të huaj janë:

Univeriteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UNIZKM ), programe Italisht, Anglisht, Shqip

Kolegji Universitar Beder, programe në Anglisht, Shqip

UET, programe në Anglisht

Intituti Kanadez i Teknologjisë, Anglisht

Fakulteti i Gjuheve të Huaja : programe në Anglisht, Italisht, Frengjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Greqisht , Sllave dhe Ballkani

Universiteti Luarasi ofron programe Anglisht, Shqip

Epoka, programe Anglisht

Universiteti LOGOS, programe Shqip, Greqisht

Busra , Giorgia dhe Despina janë tre vajza nga shtete të ndryshme, nuk studiojnë në universitete të njëjta por kanë dicka të përbashkët vendin ku po studiojnë, Shqipërinë.

Busra vjen nga Turqia prej vitesh jeton në Shqipëri dhe studion Shkenca Komunikimi në universitetin Beder. Ajo shprehet se po studion këtu për shkak se nuk mund të vazhdonte studimet në ndonjë shtet tjetër dhe se prindërit kishin zgjedhur se ku ajo do të kryente bachelorin. “Prindërit e mi kanë zgjedhur se ku do të do të studioja nuk ka qenë dëshira ime por m’u duk si një fillim i mbarë”, shprehet ajo. Vitet e para kur ka ardhur në Shqipëri e pati të vështirë të përshtatej me shoqërinë por me fillimin i univesitetit Busra shprehet se është kënaqur sepse ka krijuar rrethin e saj shoqëror.

Giorgia vjen nga Italia dhe studion Farmaci, tek UNIZKM. Murmorio është në vitin e parë të studimeve për farmaci. Ajo shprehet se ka zgjedhur Zojën e Këshillit të Mirë për shkak se programi i studimit ishte në italisht por edhe për faktin se edhe bursa ishte më e ulët krahasur me universitetet italine. Edhe pse Giorgia po mbaron vitin e parë ajo mendon që të transferojë studimet në Itali. Murmorio dëshiron të largohet pasi dëshironte të kishte pranë familjarët e saj dhe se tashmë u pranua nga një universitet Italian për farmaci.  Ajo është përshtatur me kulturën, traditat dhe shoqërinë shqipëtarë po ajo thotë: “Po largohem për një jetë më të mirë”, sipas saj kjo është fjala më e përdorur nga studentët shqipëtarë.

Ndërsa vajza tjetër, Despina vjen nga Greqia, 21 vjec dhe studion Gjuhë dhe Qytetërim Grek tek Universiteti Logos. Ajo është e kënaqur nga mikpritja e shqiptarëve vetëm se ajo ka një shqetësim, cmimet e shtëpive me qira janë relativisht të larta. “Me një ekonomi si Shqipëria, nuk mund të ketë cmime aq të larta jo vetëm për mua se un mund t’I përballoj por vetë për qytetarët që jetojnë këtu”, shprehet Despina. Ajo shprehet se ka qenë dëshira e saj për të studiuar në Shqipëri pasi e sheh si një vend mik dhe ku mund ti besonte arsimimin e saj. Ajo ka arritur të përshtatet me kulturën dhe traditat shqipëtare si dhe është bërë një më studentët shqiptarë.

”Kam mësuar të flas shqip ne kaq pak kohë dhe ndjehem pjesë e Shqipërisë”, tha Strafuli.

Të treja vajzat edhe pse kishin zgjedhur Shqipërinë për të studiuar ato e shihnin më dyshim qëndrimin e tyre këtu pasi ato u shprehen se edhe pse mund të punësohen në Shqipëri ekonomia, dhe të ardhurat që mund të sjellë një punë nuk ju mjaftojnë për të kursyer dhe vetëm “për të punuar për të jetuar”.

Vendi ynë i përrmbush kapacitetet për studentët e huaj që vijnë të studjojnë në Shqipëri por vetëm në disa programe arsimi. Pra ata nuk arrijnë të zgjedhin një degë në universitetet shtetërore duke ju drejtuar aty private për shkak se nuk ka programe në gjuhë të huaja si dhe pedagogë të përgatitur për fusha të caktuara. Shqipëria ka kryer reforma dhe ende nuk ka dalë në përfundime për zhvillimin e arsimit për studentët e huaj.

Për shkak edhe të mundësisë dhe zhvillimit, aktualisht studentët e huaj janë të përqëndruar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Mundësia që këta studentë të vijnë dhe të vazhdojnë studimet e tyre edhe në qytete të tjera mund të shihet si një alternativë e mirë në qoftë se programet e studimeve ofrohen  edhe në gjuhë të huaj, të ketë mësimdhënie cilësore, mundësi për vende pune  dhe jo vetëm pasi universitetet duhet të jenë të akredituara në mënyrë që studentëve t’iu njihet diploma edhe në shtete të tjera.

Denisa Kovaci

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar