Forcat ruse marrin në kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit

Forcat ruse marrin në kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit

Forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit i cili ndodhet rreth 90 kilometra në veri të Kievit. Këshilltari presidencial Mykhailo Podoliak tha se “sulmi krejtësisht i pakuptimtë” i së enjtes përbënte “një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”. Një shpërthim në Çernobil në vitin 1986 çoi në katastrofën më të

Forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit i cili ndodhet rreth 90 kilometra në veri të Kievit.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podoliak tha se “sulmi krejtësisht i pakuptimtë” i së enjtes përbënte “një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”.

Një shpërthim në Çernobil në vitin 1986 çoi në katastrofën më të keqe bërthamore në historinë njerëzore, si në kosto ashtu edhe në viktima raporton BBC.

Profesorja Claire Corkhill, eksperte e materialeve bërthamore në Universitetin Sheffield, raporton për disa nga rreziqet që paraqesin përleshjet ushtarake nëse ndodhin pranë zonës.

“Ky nuk është një vend ku mund të fluturojnë raketat. Çernobili përmban disa objekte për mbajtjen e mbetjeve bërthamore duke përfshirë kupolën mbrojtëse që mbulon reaktorin që u dëmtua aq keq nga shpërthimi famëkeq i 1986-ës. Këto ndërtesa janë projektuar për të mbajtur materiale radioaktive brenda, por ato nuk janë të blinduara”, tha ajo.

Presidenti i Ukrainës paralajmëroi se një fatkeqësi e tillë mund të ndodhë përsëri nëse Rusia vazhdon pushtimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar