Dhuna ndaj 3-vjeçares/ Qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit: Në kopshte s’ka kontrolle, edukatoret të pakualifikuara!

Dhuna ndaj 3-vjeçares/ Qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit: Në kopshte s’ka kontrolle, edukatoret të pakualifikuara!

Të shumtë ishin qytetarët, të cilët pasditen e djeshme u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke protestuar për rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët”. Ata pritën me duartrokitje lajmin se edukatroja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa shprehën se të gjithë qytetarët duhet të reflektojnë pas këtij rasti të rëndë. Qytetarët

Të shumtë ishin qytetarët, të cilët pasditen e djeshme u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke protestuar për rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët”.
Ata pritën me duartrokitje lajmin se edukatroja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa shprehën se të gjithë qytetarët duhet të reflektojnë pas këtij rasti të rëndë.

Qytetarët u panë me pankarta në duar duke bërë thirrje kundër dhunës, e po ashtu kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, për të mbajtur përgjegjësi për faktin që kopshti lejohej të funksiononte edhe pse ishte i palicensuar.
Një prej protestueseve u shpreh se në këto kopshte edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm per t’u kujdesur për të vegjlit në këto ambiente.

“I bëjmë thirrje vetes tonë, të jemi më pak të dhunshëm. Është një edukatë e tmerrshme që po e kalojmë brezin e ri. Duhet të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit, hallka më e lartë që drejton. Duhet të vijë ky moment për kulturën tonë qytetare”, tha një protestuese.

“Jam shumë e indinjuar per atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta
fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës.
Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të giitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë. Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 femijë janë në shtet për 2 edukatore në
shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantet, po këta të vegjlit tanë?” -u shprehën protestuesit mes të tjerash.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bleona Guraj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar