Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se përgjegjsia kryesore për krizën e PD qëndron me të. PD mbajti këtë të shtunë një takim me deputetët e grupit parlamentar, disa prej të cilëve kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit. Mësohet se Basha në fjalën e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se përgjegjsia kryesore për krizën e PD qëndron me të. PD mbajti këtë të shtunë një takim me deputetët e grupit parlamentar, disa prej të cilëve kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.

Mësohet se Basha në fjalën e tij tha se duhet gjetur zgjidhja në interes dhe të mirë të PD dhe jo në interes të Bashës dhe Berishës. Kreu i Demokratëve Basha ka thënë në fjalim që çdo hap i gabuar i ndërmarrë prej tyre duhet të rikuperohet dhe se ai mban përgjegjësi kryesore.

“Unë shpreh gatishmërinë time si kryetar i Partisë Demokratike të ndërmarr çdo hap që i shërben Partisë Demokratike, në çdo hap pa përjashtim,pa paragjykim. Është e rëndësishme të kuptoni situatën dhe të ofroni zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD-së dhe të gjithë demokratëve , jo interesave të mija personale , as të Sali Berishës, as të askujt tjetër. Ajo duhet t’u shërbejë të gjithë demokratëve në një mënyrë të thellë , bashkojini ata, rivendosni besimin e tyre dhe shtrihuni tek shumica e shqiptarëve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë, për të kapërcyer veten, duke filluar nga vetja ime së pari, për të gjetur një zgjidhje, për të rikuperuar gjithçka, duke përfshirë disa nga hapat e gabuara që mund të kemi ndërmarrë nga e kaluara. Kur themi hapa të gabuar përgjegjësinë kryesore e kam unë”, deklaroi Basha.

Elda Ndreu

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar