Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet për 5 ditët e ardhshme. Duke nisur nga sot deri më datë 21 mars çmimi do të jetë 203 lekë për litër. Këtë njoftim e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Vendimi i Bordit të Transparencës
Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet për 5 ditët e ardhshme. Duke nisur nga sot deri më datë 21 mars çmimi do të jetë 203 lekë për litër.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Vendimi i Bordit të Transparencës vjen pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.
Kjo ndodhi kur çmimi i naftës në bursë arriti në mbi 130 dollar për fuçi, por tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë. Një ditë më parë, bordi vendosi që çmimi të ishte 211 lekë/ litri ndërkohë që çmimi në bursë ishte rreth 95 dollar/ fuçia.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *