Tiranë/Tentuan të grabisnin bankën përmes kanaleve të nëndheshme

Tiranë/Tentuan të grabisnin bankën përmes kanaleve të nëndheshme

Një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet ishte vënë në shënjestër të një grupi grabitësish. Ata tentuan ta grabisnin bankën nëpërmjet tuneleve të nëndheshme por plani u zbulua nga policia. Grupi i grabitësve, ende i paidentifikuar, kishte planifikuar të hynte në bankë nëpërmjet kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza në Bulevardin Zogu i

Një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet ishte vënë në shënjestër të një grupi grabitësish. Ata tentuan ta grabisnin bankën nëpërmjet tuneleve të nëndheshme por plani u zbulua nga policia.

Grupi i grabitësve, ende i paidentifikuar, kishte planifikuar të hynte në bankë nëpërmjet kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza në Bulevardin Zogu i Parë.

Hyrja për në kanalet e nëndheshme për tek banka është rreth 200 metra larg, poshtë korsisë së biçikletave në bulevardin Zogu i Parë. Për të zbritur në tunel, ata kanë përdorur këtë shkallë druri, që u mor nga policia si provë materiale.

Sipas grupit hetimor, punimet për hyrjen në bankë nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të zeza, kanë nisur para një muaji.

Sipas policisë, autorët ishin veshur me jelekët të punonjësve të mirëmbajtjes në mënyrë që të kamufloheshin për të lehtësuar punën e tyre për të hyrë në kanalet e ujërave të zeza pa rënë në sy dhe më pas për të gërmuar me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të bankës. Gërmimet janë kryer me matrapik, ndërsa puna kryhej gjatë ditës për shkak të zhurmave që janë në rrugë nga qarkullimi i mjeteve, në mënyrë që të mos kuptoheshin.

Grupi hetimor u rikthye sërish në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Hetuesit bashkë me disa punonjës vendosën hekura në hyrje të tunelit për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia shprehet se po vijojnë hetimet për veprën penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer në bashkëpunim.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar