TikTok si burim informimi i të rinjve dhe rreziku për polarizim dhe dezinformim

TikTok si burim informimi i të rinjve dhe rreziku për polarizim dhe dezinformim

Zhvillimi i teknologjive të komunikimit e shoqëruar me përdorimin në rritje të internetit dhe medias sociale, ka transformuar rrënjësisht marrëdhënien tonë me median dhe burimet e informacionit. Këto zhvillime rritën ndjeshëm ofertën informative duke çuar në diversifikimin audiencave. Nga ana tjetër sistemi i prodhimit të informacionit u demonopolizua dhe audiencat u bënë pjesë e tij.

Zhvillimi i teknologjive të komunikimit e shoqëruar me përdorimin në rritje të internetit dhe medias sociale, ka transformuar rrënjësisht marrëdhënien tonë me median dhe burimet e informacionit. Këto zhvillime rritën ndjeshëm ofertën informative duke çuar në diversifikimin audiencave. Nga ana tjetër sistemi i prodhimit të informacionit u demonopolizua dhe audiencat u bënë pjesë e tij. Kjo bëri që të hynim në epokën e bashkëprodhimit. Të rinjtë e lindur pas vitit 2004, vit në të cilin u themluar rrjeti social Facebook e kanë të vështirë të perceptojnë një epokë kur lajmi nuk qarkullon lirshëm dhe pa një system hierarkik në hapësirën virtuale. Ndërkohë që platformat e rrjeteve sociale u shtuan dhe u bënë më të përdorshme nga përdoruesit, media kovencionale u përball me sfidën e humbjes së audiencave dhe presionin për tu përshtatur me realitetin e ri.

Studimet e fundit tregojnë se gjeneratat e reja nuk informohen më përmes burimeve tradicionale të informacionit. Kjo vërtetohet edhe nga nja studim i vitit 2022 realizuar nga Pew Research Center, i cili ka dalë në përfundimin se një në katër amerikanë nën moshën 30 vjeç përdor TikTok rregullisht për të konsumuar lajme. Në shumicën e rasteve audiencat e reja preferojnë të informohen në rrjetet sociale duke shmangur median konvencionale. Ky ndryshim i raportit të audiencave me burimet e informacionit ndodh për një mori arsyesh, që nga natyra e kudogjendur e rrjeteve sociale, shkalla e ndërvperimit dhe përfshirjes, nxitja e krativitetit, zhbërja e barrierave të komunikimit, dhe  deri te rutinat e reja të ndërveprimit që mundësojnë platformat e medias sociale.

Popullariteti i platformave të medias sociale ndryshon në pjesë të ndryshme të globit. Ndërkohë që në Europën perëndimore dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës Twitter shihet si rrjeti social më popullor për tu informfuar, në vende si Shqipëria, Facebook dhe Instagram janë dy platformat më të përdorura. Popullariteti ndryshon edhe në varësi të faktorëve demografike, sociale dhe akonomike. Të dhënat tregojnë se dy plaformat më popullore të medias sociale në Shipëri, të cilat tërheqin më shumë të rinjtë nën moshën 30 vjeç mbeten Instagrami dhe TikTok.

Një raporti i “Ofcom” tregon se TikTok ka rritje më të madhe në raport me platformat e tjera të medias sociale. Platforma është burimi i lajmeve me rritje më të shpejtë për të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar. Popullariteti në rritje i platformës vjen në një kohë kur kufijtë midis përmbajtjes me karakter informative dhe asaj me natyrë argëtuese po bëhen edhe më të paqartë. Interesante është fakti se afro gjysma e atyre që e përdorin TikTok si burim informacioni, nuk i referohen llogarive të medias kovencionale në këtë platformë, por preferojnë të ndjekin burime jo gazetareske. Kjo plartformë e cila është në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance” numëron më shumë se 1 miliard përdorues në mbarë botën.

Popullariteti i TikTok u rrit ndjeshëm gjatë krizës së Covid-19 dhe luftës Rusi-Ukrainë. Ndërsa kriza në Ukrahinë është përshkallëzuar, miliona njerëz i janë drejtuar TikTok për informacion mbi atë që po ndodh atje në kohë reale. Videot e TikTok ofruan disa nga pamjet e para të pushtimit rus dhe që atëherë platforma ka qenë një burim kryesor për përhapjen e lajmeve te masat jashtë vendit.

Fuqia e platformës nuk është lënë pa u vënë re nga mediat tradicionale dhe institucionet e rëndësishme. Në mars 2022 Shtëpia e Bardhë vendosi të informojë 30 Përdorues me influencë të TikTok  në lidhje me luftën në Ukrainë. Përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, informuan ndikuesit për qëllimet strategjike të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi shpërndarjen e ndihmës për ukrainasit, punën me NATO-n dhe mënyrën se si Shtetet e Bashkuara do të reagonin ndaj një përdorimi rus të armëve bërthamore.

Nga ana tjetër media tradicionale po e sheh këtë platformë si një mundësi për të rifituar audiencën e humbur. Media të rëndësishme botërore si Ëashington Post, BBC, CNN, etj kanë llogaritë e tyre mjaft të ndjekura në këtë platformë. Sipas të dhënave të Digital News Report 2022 të publikuar nga Instituti i Reuters për Studimin e Gazetarisë rreth gjysma (49%) mediave më të rëndësishëm publikojnë rregullisht përmbajtje në TikTok.

Çfarë e bën TikTok kaq popullor dhe të pëlqyer nga përdoruesit dhe mediat tradicionale? 

Sipas Nick Newman, studiues kryesor pranë Instituti i Reuters për Studimin e Gazetarisë, është pikërisht magjia e sistemit algoritmik të TikTok ajo që i tërheq më shumë botuesit dhe mediat tradiconale. Algoritmi i platformës ka një shkallë shumë të lartë të personalizimit të përmbajtjes.  Algoritmi i TikTok është në gjendje të mësojë se çfarë përmbajtje i pëlqen përdoruesve duke bazuar në një sërë sinjalesh që përfshijnë kohën e shikimit, komentet, pëlqimin dhe shpërndarjen. Kështu, sapo publikohet ndonjë video, ajo u shfaqet një grupi njerëzish në faqen e tyre “Për ty”. Bazuar në mënyrën se si këta përdorues reagojnë, sa kohë shpenzojnë duke shikuar, e pëlqejnë apo jo, ose me sa miq e ndajnë atë, algoritmi vendos tua shfaqë përdoruesve të tjerë. TikTok ndryshe nga Facebook apo platforma të tjera të medias sociale u shfaq përdoruesve përmbajtjet që klikohen më shumë, pavarësisht nëse ata e ndjekin apo jo llogarinë që poston përmbajtje.

Përfitimi kryesor i algoritmit të TikTok sipas Newman, ka të bëjë me faktin se mediave konvencionale që kanë një llogari në platformë nuk iu duhet që të krijojnë një rrjet me miliona ndjekës në mënyrë që të kenë sukses me shkallën e ndërveprimit që marrin përmbajtjet e tyre. Ndryshe nga Youtube që kërkon shumë mund dhe kohë për të arritur miliona shikime për një video, në TikTok këto shifra mund të arrihen pa qenë nevojë të keni një “ushtri” të madhe ndjekësish. Algoritmi i platformës favorizon numrin e lartë të postimeve. Megjithatë për algoritmit e kësaj platforme mbeten ende shumë pikëpyetje.

Carmella Boykin pjesë e ekipit të Washington Post për TikTok, thotë se “askush jashtë TikTok nuk e di se si funksionon algoritmi dhe prodhuesit e përmbajtjes vetëm mund të hamendësojnë se si shpërndahet përmbajtja e tyre”, thotë Boykin.

Ndërkohë që në botë studimet tregojnë se TikTok, me gjithë shqetësimet për sigurinë, po avancon si burim informimi, duke bërë që miliona përdorues të varen prej kësaj platforme, në Shqipëri kemi pak të dhëna për këtë çështje. Ajo që dihet është se edhe në vendin tonë mediat kryesore po bëjnë përpjekje për të qenë prezent në këtë platformë. Disa prej kanaleve kryesore televizive si Top Channel, Klan, Vizionplus, etj, kanë tashmë llogaritë e tyre në TikTok. Nga verifikimet e bëra në rrjet vihet re se Tv Klan rezulton media me numrin më të lartë të ndjekësve. Më konkretisht Klan ka 72.6 mijë ndjekë dhe 2.1 milionë pëlqime, ndërsa më pas renditen Vizionplus me 38.6 mijë ndjekës dhe 1.1 milionë pëlqime dhe Top Channel me 37.3 mijë ndjekës dhe 1.3 milionë pëlqime.

Mbetet e vështirë të bësh një vlerësim të plotë për tendencën e konsumimit të informacionit përmes TikTok nga përdoruesit në Shqipëri, për shkak se numri i ndjekësve në llogaritë e mediave kryesore nuk është tregues. TikTok është mjaft popullor mes të rinjve në Shqipëri por duket se tendenca e konsumit të informacionit në këtë platformë nuk lidhet me llogaritë zyrtare të mediave tradicionale. Shumica e të rinjve konsumon përmbajtje të postuar nga llogari të ndryshme individuale. Në disa raste këto llogari janë të hapura nga gazetarë të njohur të cilët kanë një popullaritet të dukshëm mes përdoruesve të rrjetit. Ndërkohë që rastet e tjera kemi të bëjmë me llogari të menaxhaura nga persona që nuk kanë lidhje me median dhe që skanë formim në fushën e gazetarisë.

Situata bëhet shqetësuese në rastin kur këto llogari publikojnë informacione që lidhen me aktualitetin dhe përfshijnë tema si politika, ekonomia, shëndetësia dhe fusha të tjera. Në këto raste perdorusit e TikTok ekspozohen ndaj një rreziku të lartë dezinformimi për shkak se llogaritë në fjalë nuk kanë qasje gazetareske ndaj përmbajtjes. Shumë studiues dhe analistë e lidhin fenomenin e “fake news”, me rrjete sociale të tilla si Facebook, Twitter, Instagram apo TikTok, si edhe me motorrët e kërkimit në internet, si Google. Nëse ndalemi me tepër në këtë pikë për të parë ndikimin e medias sociale në përhapjen e lajmeve të rreme, do të shikojmë që roli i shumë platformave të medias sociale ka të bëjë me shkallën e interaktivitetit që u ofrohet përdoruesve. Është pikërisht kjo shkallë e lartë interaktiviteti e përdouesit të facebook, më platformën apo me përdorues të tjerë, ajo që rrit dukshëm përhapjen e lajmit të rremë dhe ndikimin që ai ka në opinion.

Informacioni i personalizuar në TikTok dhe rreziku i polarizimit

Studime të ndryshme kanë vërtetuar tashmë se media sociale përmes logjikës algoritmike i jep mundësi përdoruesve të kenë një ekspozim selektiv ndaj përmbajtjes. Përdoruesi zgjedh të ekspozohet ndaj atyre burimeve të informacionit që nuk sfidojnë opinionet dhe qendrimet e paraformuara.  Duke e ditur se algoritmat e rrjeteve sociale si TikTok, ofrojnë mundësi për personalizim të informacionit, rreziku për polarizimin e qendrimeve të përdoruesve është i lartë. Informacioni që përhapet bazuar në algoritmat e orientuara nga të dhënat e përdoruesit merr parasysh klikimet dhe preferencat e mëparshme.

Një studim i autorit Samuel C. Rhodes, i publikuar në revistën shkencore “Political Communication” del në përfundimin se njerëzit që marrin informacione nga burime të cilat përdorin algoritma të kësaj natyre, ka gjasa të shfaqin nivel më të lartë të polarizimit politik. Në rastin e Shqipërisë ku niveli i polarizimit politik mbetet i lartë dhe niveli i edukimit medial të audiencave i ulët, informimi i të rinjve përmes rrjeteve sociale si TikTok, mbart rreziqe të larta si për polarizim të qendrimeve ashtu dhe për dezinformim. Mbetet ende i paqartë ndikimi i informimit përmes TikTok në nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjvë në procese politike. Megjithatë nisur nga llogjika e mësipërme mund të arsyetohet se polarizimi i të rinjve nuk është një faktor pozitiv në këtë drejtim.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar