Tension mes banorëve të “5 Majit” dhe policisë, 8 efektivë të lënduar

Tension mes banorëve të “5 Majit” dhe policisë, 8 efektivë të lënduar

Në orët e para të mëngjesit ditën e sotme banorët e “5 Majit” u zgjuan duke parë pranë banesave të tyre  automjetet dhe punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të vijuar operacionin e shembjes. Disa prej banorëve kanë qëlluar me gurë drejt efektivëve të policisë dhe këta të fundit kanë hedhur gaz

Në orët e para të mëngjesit ditën e sotme banorët e “5 Majit” u zgjuan duke parë pranë banesave të tyre  automjetet dhe punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të vijuar operacionin e shembjes.

Disa prej banorëve kanë qëlluar me gurë drejt efektivëve të policisë dhe këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës për ti larguar.

Policia e Shtetit me anë të një deklarate ka bërë të ditur se 8 efektivë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet  me banorët e “5 Majit”, mëngjesin e sotëm.

Bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Banorët e kësaj zone kundërshtojnë procesin dhe dokumentet që u janë dhënë për të firmosur. Ata kanë protestuar vazhdimisht edhe pranë godinës së Kuvendit, e madje edhe pranë Ambasadës Amerikane dhe zyrës së delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar