Plazhet e Strugës gjatë fundjavës sërish pritet të vërshohen nga pushues dhe turistë të vendit dhe nga vendet fqinje. Ditët e fundit kanë mbërritur dhe emigrantë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët kanë filluar periudhën e pushimeve verore në vendlindje. Frekuentuesit më të rregullt të fundjavës në Strugë dhe Ohër janë familje nga
Plazhet e Strugës gjatë fundjavës sërish pritet të vërshohen nga pushues dhe turistë të vendit dhe nga vendet fqinje. Ditët e fundit kanë mbërritur dhe emigrantë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët kanë filluar periudhën e pushimeve verore në vendlindje.
Frekuentuesit më të rregullt të fundjavës në Strugë dhe Ohër janë familje nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë, por dhe mysafirë të rregullt nga Kosova dhe Shqipëria, që kalojnë fundjavën pranë Liqenit të Ohrit.
Si zakonisht, numri i mysafirëve vazhdimisht rritet nga vala që fillon të premteve, gjatë fundjavave, qoftë atyre ditor, qoftë atyre sistemor, të cilët kanë planifikuar që pushimet ti kalojnë pikërisht në Strugë.
Hotelierët që kanë biznesin e tyre në plazhet e koncesionuara në Strugë shpresojnë se kjo valë e pushuesve dhe mysafirëve-turistëve do të zgjasë së paku deri në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur pritet një përshkallëzim dhe zvogëlim drastik i pushuesve dhe turistëve, nëse nuk ndodhë diçka e paparashikuar.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *