Si u bë fustani i bardhë simbol i martesës

Si u bë fustani i bardhë simbol i martesës

Mbretëresha Victoria vendosi dy tendenca të forta të modës gjatë jetës së saj: e zezë e thellë për zi dhe veshjet e bardha të nusërisë.  (Megjithëse e zeza ishte veshur në botën perëndimore për zi që nga koha romake, Mbretëresha Victoria e ngriti atë në një nivel tjetër )  Para saj, nuset mbretërore mbanin veshje

Mbretëresha Victoria vendosi dy tendenca të forta të modës gjatë jetës së saj: e zezë e thellë për zi dhe veshjet e bardha të nusërisë.  (Megjithëse e zeza ishte veshur në botën perëndimore për zi që nga koha romake, Mbretëresha Victoria e ngriti atë në një nivel tjetër )  Para saj, nuset mbretërore mbanin veshje dasme në një larmi ngjyrash, ku e kuqja ishte një nga më të njohurat, ndërsa  veshjet e bardha ishin të rezervuara për gratë që paraqiteshin në gjykatë.

Mbretëresha e dashuruar me modën zgjodhi një veshje jo tradicionale dhe kurorë lulesh në kokë për martesën e saj me Princin Albert më 10 shkurt 1840, e cila tha se ishte “dita më e lumtur e jetës sime” (Shprehje që simbolizon ditën e martesës) Veshja ishte bërë nga mëndafshi-saten në ngjyrë kremi zbukuruar me dantella në qafë dhe mëngë si dhe me prerje të theksuar në bel. Ky model fustani  konsiderohet ende si silueta ‘klasike’ e veshjeve të dasmës në ditët e sotme.

Pas dasmës së Mbretëreshë Viktoria, udhëheqësit e tjerë evropianë ndoqën shembullin.  Veshjet e reja ishin dukshëm luksoze por pastrimi i rrobave në shekullin e 19 -të ishte i vështirë dhe veshjet e bardha ishin të vështira për tu mbajtur, pasi përdoreshin edhe në raste të tjera. Ndryshe nga sot, fustanet e dasmës visheshin disa herë gjatë jetës, ashtu edhe Mbretëresha Viktoria e veshi fustanin e saj të nusërisë edhe për ngjarje të tjera. Ndërsa veshjet e bardha morën popullaritet për dasmat, ata fituan simbolikë të re , ngjyra filloi të nënkuptonte pastërtinë dhe pafajësinë, përveç pasurisë.  E bardha gjithashtu dukej mirë në fotografitë e hershme bardhë e zi ose në ngjyrën e sepies.

Sidoqoftë, do të duheshin edhe disa dekada të tjera që veshjet e bardha të nusërisë të demokratizoheshin midis të martuarve të klasës së mesme në Evropë dhe SHBA.  Deri atëherë, shumë gra thjesht vishnin fustanin e tyre më të bukur ditën e dasmës.  Ndërsa shoqëria u bë më e prosperuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe veshjet u bënë më të lira për tu prodhuar, fustani i bardhë i dasmës me një përdorim dhe festa luksoze për ta shfaqur atë u bë një pjesë dalluese e martesës.

Arsela Malaj

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar