Vetëm 45 km larg zhurmës dhe smogut të kryeqytetit, kjo është ujëvara e Shëngjergjit në të cilën mund të kalosh një ditë fantastike dhe clodhëse. Fshati shëngjergj është diku te 1 ore e 30 minuta larg Tiranës, lë pas malin e Dajtit dhe mund të thuhet se ky vend konsiderohet si Malësia e Tiranës. Gjatë
Vetëm 45 km larg zhurmës dhe smogut të kryeqytetit, kjo është ujëvara e Shëngjergjit në të cilën mund të kalosh një ditë fantastike dhe clodhëse. Fshati shëngjergj është diku te 1 ore e 30 minuta larg Tiranës, lë pas malin e Dajtit dhe mund të thuhet se ky vend konsiderohet si Malësia e Tiranës. Gjatë një rruge gjarpëruese të shoqëronte peizazhi i mrekullueshëm me pemë të gjelbërta nga të dyja anët të cilat të jepnin mundësinë e të marrit frymë lirisht.
Buzë rrugës së asfaltuar ndodhej dhe një liqen i vogël i cili me pamjen e tij kënaqte sytë e cdo vizitori. Ai kishte një ngjyrë gurëkali dhe ishte mjaft i qetë, sikur nuk kishte asgjë që e “shqetësonte”. Edhe pse nga makina atë qetësi ai e përcillte edhe tek udhëtarët që vazhdonin rrugën drejt ujvarës.
Dhe më në fund arritëm tek destinacioni ynë, te Ujëvra e shëngjergjit e cila e kishte marrë emrin vetë nga fshati i asaj zone. Për të parë bukurinë natyrore që ujëvara posedonte duhet të ecje 15 minuta në këmbë , të lodheshe pakëz dhe më pas të shijoje freskinë që uji dhe natyra i fal cdo krijese. Një diell i ngrohtë shoqëronte vizitorët dhe pemët si njerëz të etur për misafirë dukej sikur uronin mirëseardhjen.
Ujëvara e Shëngjergjit ishte 30 metra e lartë , një ujë kristal i cili buronte nga mali me gropa. Ujëvara me rjedhën e saj kishte formuara edhe përroin i cili u shërbente njerëzve të asaj zone për vaditje dhe shërbime të tjera për të cilat nevojitet uji. Kur afroheshe afër ujëvarës dhe pikat e ujit të binin mbi fytyrë qetësoheshe dhe për një moment i harroje të gjitha.
Pak metra larg ujëvarës nga rruga për në kthim ishte në ndërtim e sipër një bujtinë e cila kishte disa rezervuar të vegjël ,një pamje mjaft e bukur e cila të shoqëronte gjatë kohës kur mund të drekoje me familjarët apo me shoqërinë.
Më parë Ujëvara e Shëngjergjit nuk ishte e vizituar, por duket se me kohën ky vend piktoresk po bëhet gjithnjë e më tepër i dashur për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Gjithashtu edhe banorët e asaj zone po investojnë që vizitorëve tju ofrohen më shumë mundësi dhe Shëngjergji të kthehet në një vend ku turizmi të marri më tepër zhvillim.
https://www.facebook.com/infoobjektiv/videos/421033052690086
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *