Raporti i BERZH: Rritja ekonomike në rënie me 3.3%

Raporti i BERZH: Rritja ekonomike në rënie me 3.3%

Si çdo vend tjetër, dhe Shqipëria përjeton pasoja të rënda ekonomike si pasojë e luftës së Ukrainës. Sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, niveli i zhvillimit ekonomik për dy vitet e fundit pritet të ngadalësohet. Për vitin aktual, pritet një rritje nga 3.3%, nga 3.7% që ka qenë parashikimi paraardhës së këtij

Si çdo vend tjetër, dhe Shqipëria përjeton pasoja të rënda ekonomike si pasojë e luftës së Ukrainës. Sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, niveli i zhvillimit ekonomik për dy vitet e fundit pritet të ngadalësohet.

Për vitin aktual, pritet një rritje nga 3.3%, nga 3.7% që ka qenë parashikimi paraardhës së këtij institucioni. Ndërsa për vitin e ardhshëm rritja do të jetë 3.5%.

Kriza si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës do të prekë rëndë sektorët ekonomik si tregtia dhe investimet. Këto janë efektet të cilët kanë filluar të ndihen në vendin tonë.  Sipas të dhënave të raportit, vendet e Ballkanit do të preken nga rritja e çmimit të karburanteve dhe disa nga rritja e çmimit të gazit. Si vende më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kjo ndodh për faktin se këto vende importojnë më shumë energji elektrike sesa eksportojnë.

Raporti  parashikon një rritje me 4% për Kosovën. Ndërsa për vendet e tjera rritja ndryshon nga 2,3% deri në 3,7%.

BERZH shprehet se këto pasoja ekonomike do të ndihen për një kohë afatgjatë duke tkurrur ekonominë globale. Për këtë vit, qeveria shiptare tregon një forcim të ekonomisë vendase deri në 4%.

Nur Karik

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar