Pezullohet nga emisoni aktorja e njohur Whoopi Goldberg  

Pezullohet nga emisoni aktorja e njohur Whoopi Goldberg   

Aktorja e njohur Whoopi Goldberg, është pezulluar nga emisioni “The View” pasi komentoi për Holokaustin duke thënë se nuk kishte të bënte me racën.  “Le të jemi të sinqertë, Holokausti nuk ka të bëjë me racën, nuk është. Bëhet fjalë për natyrën çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut, për këtë bëhet fjalë. Këta [nazistët dhe hebrenjtë]

Aktorja e njohur Whoopi Goldberg, është pezulluar nga emisioni “The View” pasi komentoi për Holokaustin duke thënë se nuk kishte të bënte me racën. 

“Le të jemi të sinqertë, Holokausti nuk ka të bëjë me racën, nuk është. Bëhet fjalë për natyrën çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut, për këtë bëhet fjalë. Këta [nazistët dhe hebrenjtë] janë dy grupe njerëzish të bardhë,” tha ajo në “The View” të hënën. “Po dilni nga tema. Le të flasim për çfarë është në të vërtetë. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin. Është një problem. Nuk ka rëndësi nëse jeni të zinj apo të bardhë, hebrenj…të gjithë hanë njëri-tjetrin.”

Vendimi për pezullimin dy javor të saj u mor pas konsultimeve me menaxherët më të lartë të Disney, zotërues i ABC News.

Ku presidentja e ABC News, Kim Godwin, deklaroi se: “Duke hyrë në fuqi menjëherë, unë do të pezulloj Whoopi Goldberg për dy javë për komentet e saj të gabuara dhe lënduese.”

Ndërkohë Goldberg ka kërkuar falje për lëndimin që kishte shkaktuar përmes një postimi në Twitter.

“Në emisionin e sotëm thashë se Holokausti ‘nuk ka të bëjë me racën, por me për natyrën çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut’. Duhet të kisha thënë se bëhet fjalë për të dyja. Populli hebre në mbarë botën ka pasur gjithmonë mbështetjen time dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Më vjen keq për lëndimin që kam shkaktuar.”

Xhensika Hasa 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar