INSTAT/ Tirana dhe Vlora qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve nga pandemia për vitin 2021

INSTAT/ Tirana dhe Vlora qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve nga pandemia për vitin 2021

Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021. Sipas të dhënave të INSTAT, fatalitetet në Vlorë ishin 50.3% më të larta në vitin 2021, në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur kishim një situatë normale. Në Vlorë humbën jetën gjithsej 2,455 persona, në

Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, fatalitetet në Vlorë ishin 50.3% më të larta në vitin 2021, në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur kishim një situatë normale.

Në Vlorë humbën jetën gjithsej 2,455 persona, në 2021, nga rreth 1,600 në mesataren e katër viteve përpara pandemisë. Ky përkeqësim erdhi teksa në 2020-n vlonjatët i kishin rezistuar pandemisë, me vdekjet që ishin shtuar me 12.8%, ndër më të ulëtat në vend.

Pas Vlorës është Tirana që ka pasur humbjet më të mëdha nga pandemia. Vdekshmëria në Tiranë vijoi të ishte e lartë për të dytin vit radhazi, duke kulmuar në një rritje prej 49.8% në 2021 në raport me mesataren 2016-2019, ndërsa dhe në 2020 humbjet kishin qenë të larta (+36.4% në krahasim mesataren 2016-2019). Në kryeqytet humbën jetën rreth 7800 persona nga 5200 në një vit normal pa pandemi.

Edhe Gjirokastra pati një humbje shumë të madhe të njerëzve me 18 vdekje për 1,000 banorë, por ky është një qark që edhe në vite normal ka vdekshmëri më të lartë për shkak të popullsisë në moshë të vjetër. I dyti ishte Berati (14.1) dhe e treta Korça, shkruan Monitor.

Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%. Edhe në 2020-n, vdekshmëria shtesë në raport me mesataren 2016-2019 u rrit me rreth 26%.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar