Drake me flamur shqiptar, publikon këngën e re në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!

Drake me flamur shqiptar, publikon këngën e re në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!

Reperi me famë botërore, Drake ka publikuar videoklipin e këngës më të re, të shkëputur nga albumi me titull “For All The Dogs”, në të cilën përmend edhe Prishtinën. E titulluar “Polar Opposites”, kënga eksploron temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana.

Reperi me famë botërore, Drake ka publikuar videoklipin e këngës më të re, të shkëputur nga albumi me titull “For All The Dogs”, në të cilën përmend edhe Prishtinën.

E titulluar “Polar Opposites”, kënga eksploron temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana. Ndërsa në vargje flitet edhe për propagandë, tensione edhe kryeqytetin e Kosovës.
Kënga iu prezantua fillimisht publikut si audio gjatë tensioneve të veri të Kosovës, ndërsa dy orë më parë është publikuar edhe videoklipi.

Në një vëzhgim të thjesht, ajo çka bie në sy janë motivet e përdorura nga reperi kanadez në klipin e këngës; pikërisht xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë në shpinë. Ndërsa klipi publikohet në një moment tepër të veçantë për shqiptarët, festat e nëntorit – me datën 29 që shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi kanadez.

Ndërkaq, referenca për Prishtinën mund të tregojë dallime kulturore se si bëhen gjërat mes çiftit, duke kontribuar më tej në përplasje dhe tension. Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngë, ndërsa në një mesazh në Insta Story Drake falenderon producentin Gent Memishi për këngën, duke shkruar “Bravo shqipe”.

Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar