Dita e Verës është një festë pranverore dhe pagane shqiptare që festohet në Shqipëri më 14 mars. Kjo ditë shënon fundin e stinës së dimrit (gjysma e dytë e vitit) dhe fillimin e stinës së verës (gjysma e parë e vitit) në ekuinoksin pranveror. Dita e Verës i ka rrënjët në fetë tradicionale shqiptare, greke
Dita e Verës është një festë pranverore dhe pagane shqiptare që festohet në Shqipëri më 14 mars. Kjo ditë shënon fundin e stinës së dimrit (gjysma e dytë e vitit) dhe fillimin e stinës së verës (gjysma e parë e vitit) në ekuinoksin pranveror. Dita e Verës i ka rrënjët në fetë tradicionale shqiptare, greke dhe romake.
Kjo festë pavarsisht të gjitha problemeve me të cilat përballet Shqipëria sot ,për shkak të rritjes së çmimeve dhe protestive të vazhdueshme. Qytetarët e vendit tonë kanë vendosur që këtë ditë ta festojnë si çdo vit më parë në mbarë Shqipërinë.
Pjesa më e madhe e qytetarëve zgjodhën Tiranën për të festuar ardhjen e pranverës.
Bashkia organizoi aktivitete në sheshin ‘Skendërbej’ dhe përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për të gjitha grupmoshat. Gjithashtu si një traditë e pervjetëshme organizohet një panair me ushqime tradicionale shqiptare ndër këto dallohet ‘Ballokumja’ si një ushqim që përfaqëson këtë ditë.
Përgatiti: Florida Hima
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *