Arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare, ndodhet tani pas hekurave pas një goditjeje nga policia ndaj një rrjeti të organizuar të drogës në Itali. La Repubblica raporton se Lila ishte mes 9 shtetasve të tjerë shqiptarë dhe italianë të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Romës. Bashkë me 40-vjeçarin është arrestuar edhe

Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare, ndodhet tani pas hekurave pas një goditjeje nga policia ndaj një rrjeti të organizuar të drogës në Itali.

La Repubblica raporton se Lila ishte mes 9 shtetasve të tjerë shqiptarë dhe italianë të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Romës.

Bashkë me 40-vjeçarin është arrestuar edhe boksieri i njohur shqiptar Petrit Bardhi, i njohur edhe si Titi.Sipas hetuesve italianë të antimafias, grupi italo-shqiptar, ishte përfshirë në lloje të ndryshme pazaresh droge në kryeqytet. Një tjetër anëtar i grupit me qendër në Acilia, sipas shtypit italian, ishte Arben Zogu ,një mafioz i njohur nga forcat e rendit italian.

Për të kamufluar aktivitetet e tyre të paligjshme, grupi kishte krijuar një front si një kompani që shpërndante pajisje elektronike për sallonet e lojërave të fatit.

Elda Ndreu

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar