5 reklamat më të mira të 2021

5 reklamat më të mira të 2021

Një vështrim prapa në zgjedhjet kryesore nga viti i kaluar i krijimtarisë së markës Me mbarimin e këtij viti është koha për një tjetër “Më të mirat e listës”, duke përmbledhur 12 muaj reklamimi dhe marketingu në një paketë të vogël. Kur themi “reklama” nuk jemi duke folur për publicitetin. Në fakt vetëm një nga

Një vështrim prapa në zgjedhjet kryesore nga viti i kaluar i krijimtarisë së markës

Me mbarimin e këtij viti është koha për një tjetër “Më të mirat e listës”, duke përmbledhur 12 muaj reklamimi dhe marketingu në një paketë të vogël. Kur themi “reklama” nuk jemi duke folur për publicitetin. Në fakt vetëm një nga 5 reklamat më të mira mund të cilësohet e tillë, duke reflektuar se sa ka avancuar kreativisht puna e markës në menyrë qe te përditësohet me konsumin, kulturën dhe fiksimin tonë mediatik. Padyshim, kanë qenë më shumë se 5 reklama të mrekullueshme këtë vit, por këto ishin ato që na tërhoqen më shumë vëmendjen, së bashku me  reklamën të cilën të gjithë do donim të mos ta kishim parë.

REKLAMA “VIZATO KETCHUP” E HEINZ

Mbyllni sytë dhe imagjinoni këtë: ketchup. Cfare shikon? A është një shishe apo logo Heinz? Kjo ishte premisa e një prej iniciativave më të zellshme të markave argëtuese të vitit, fushatës “Draw Ketchup” për Heinz nga agjencia Rethink Canada. Marka u kërkoi njerëzve të bënin pikërisht këtë “Vizatoni ketchup” dhe rezulton se shumë njerëz shkarravitën njëfarë ndërgjegjësimi serioz për markën.

“Super bota e wendit” nga wendy

Në vitin 2019, Wendy’s nxorri në Fortnite personazhin e tij me të njëjtin emër, i cili shkatërronte të gjithë frigoriferët në një edicion special “Food Fight” të lojës hit të Epic “Battle Royale”. Gjatë vitit të kaluar, marka i kushtoi vëmendje se çfarë do të thotë të luash me ushqimin tënd dhe vendosi një standard të ri për mënyrën se si markat përfshihen në lojëra. “Super Wendy’s World” ishte një fushatë që funksionoi gjatë gjithë vitit për të depërtuar në një sërë videolojërash të njohura dhe për t’i transmetuar të gjitha në kanalin Twitch të markës. Wendy ishte në Minecraft duke thyer blloqe akulli. Në Animal Crossing, ajo u shiti frigoriferë ofertuesve më të lirë. Ajo ishte në Street Fighter, Super Mario Maker 2 dhe Super Smash Brothers. Në përgjithësi, lojtarët shpenzuan më shumë se 9.8 milionë minuta duke eksploruar universin e videolojërave të Wendit. Wendy’s u bë restoranti i parë i verifikuar në Twitch dhe u rendit në 1% më të mirë të të gjithë transmetuesve në platformë.

FONDACIONI KIYAN PRINCE: “RROFTË PRINCI”

Kiyan Prince ishte padyshim lojtari më në zë i futbollit të ri në Angli përpara se ta godisnin me thikë për vdekje 15 vjet më parë. Fondacioni Kiyan Prince (KPF) është një organizatë jofitimprurëse që ka bërë fushata kundër krimit me thikë dhe për sisteme më të mira mbështetëse për ta parandaluar atë. Fondacioni bashkëpunoi me EA Sports për të bërë fushatën “Rroftë Princi”, i cili e ktheu në jetë Kiyan në videolojën FIFA 21 të EA Sports, duke i lejuar lojtarët të zgjedhin Princin për ekipet e tyre ose të luajnë me atë si një anëtar të klubit të tij të fëmijërisë. Lojtarët gjithashtu mund të kishin akses në kontaktet e fondacionin dhe të mësonin më shumë rreth shërbimeve të tij nga brenda lojës. Fushata mori vëmendjen e medias mbarëbotërore, duke rritur ndërgjegjësimin për një organizatë që lufton për t’u siguruar që ajo që ndodhi me Kiyan të mos u ndodhë më shumë fëmijëve.

 GJALPI I KIKIRIKUT JIF: “#JIFRAPCHALLENGE”

Marka gjeti një mënyrë për t’u futur në diskursin kulturor duke bërë që Ludacris të përditësonte stilin e tij të repit dhe të tingëllonte më i zhurmshëm, modern me ndihmën e një lugë gjalpë kikiriku. Ludacris më pas publikoi #JifRapChallenge në TikTok, duke u dhënë përdoruesve një shans të rimojnë me vetë Ludën në një duet në TikTok. TikTokersat krijuan videot e tyre sfiduese, të cilat mblodhën më shumë se 7 miliardë shikime.

VIZITO ISLANDËN: “ICELANDVERSE”

Në tetor, kur Facebook u ribrendua si Meta, pjesë e atij njoftimi ishte një vështrim i gjatë në një ëndërr informative, brenda mendjes së Mark Zuckerberg. Brenda një jave, ndërsa cikli i lajmeve ende po rrotullohej rreth implikimeve të Metës, Visit Iceland hodhi një nga mashtrimet më qesharake dhe më në kohë të vitit. Ky ishte një vend i përsosur, i vendosur në një mjedis krejtësisht natyror, që ilustroi fuqinë e të ecurit në një hap me kulturën, por në një mënyrë që nuk është super e çuditshme.

Përshtati: Melisa Brucaj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar