10 mënyra sesi të kujdeseni për zemrën

10 mënyra sesi të kujdeseni për zemrën

Zemra është epiqendra e shëndetit tuaj. Punon gjatë gjithë kohës për të fuqizuar sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut dhe për të furnizuar me lëndë ushqyese qelizat përreth trupit. Si e tillë, zemra juaj meriton kujdesin e duhur për të kryer funkionin e saj, në mënyrë që të mund të jetoni gjatë dhe shëndetshëm. Duke

Zemra është epiqendra e shëndetit tuaj. Punon gjatë gjithë kohës për të fuqizuar sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut dhe për të furnizuar me lëndë ushqyese qelizat përreth trupit. Si e tillë, zemra juaj meriton kujdesin e duhur për të kryer funkionin e saj, në mënyrë që të mund të jetoni gjatë dhe shëndetshëm. Duke qënë se jemi në muajin  e shëndetit të zemrës, bëjini një nder asaj dhe përdorni këshillat e mëposhtme për ta mbajtur të shëndetshme.

  1. Bëni aktivitet kardio

Aktiviteti kardio ose aerobik është jetik për një zemër të shëndetshme, pasi rrit rrahjet e zemrës dhe përmirëson aftësinë kardiorespiratore. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon 75 minuta aktivitet të fuqishëm aerobik dhe 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar çdo javë. Ju mund të angazhoheni në aktivitete të fuqishme aerobike, si: vrapimi, kërcimi me litar dhe çiklizmi, dhe aktivitete me intensitet të moderuar si vallëzimi, çiklizmi dhe ecja e shpejtë.

  1. Mos pini duhan

Lënia e duhanit është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbajtur zemrën tuaj në gjendje të mirë. Pirja e duhanit dëmton zemrën dhe enët e gjakut, po ashtu rrit gjasat për të marrë sëmundje kardiovaskulare. Gjithashtu shmangni ambjentet ku konsumohet duahani pasi thithja e tymit, shkakton atak në zemër dhe goditje në tru.

  1. Flini mjaftueshëm

Një gjumë i mire është çelësi për mirëfunsionimin e zemrës, pasi ul presionin e gjakut dhe lejon trupin të riparohet. Pra, sigurohuni që të flini të paktën shtatë orë çdo natë.

Një studim hulumtues zbuloi se gjumi i dobët shkakton presion të lartë të gjakut dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

  1. Vizitoni mjekun për kontrolle të vazhdueshme

Është praktika më e mirë që të vizitoni vazhdimisht një mjek për një kontroll të shëndetit të zemrës. Mjeku do të përcaktojë faktorët tuaj të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë dietën, presionin e gjakut, aktivitetin fizik, kolesterolin dhe historinë mjekësore dhe familjare, dhe do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat. Ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni faktorët tuaj të rrezikut për një shëndet më të mirë të zemrës.

  1. Qeshni më shumë

Pavarësisht nëse jeni duke parë një film ose duke bërë shaka me miqtë, qeshni sa më shumë që të mundeni – kjo është e mirë për zemrën tuaj. E qeshura ul inflamacionin e arterieve, zvogëlon hormonet e stresit dhe rrit kolesterolin e mirë.

  1. Kujdesuni për higjenen dentare

Shëndeti i dobët dentar ndihmon  bakteret që të qarkullojnë në gjak dhe si pasoje ato ndikojnë në valvulat e zemrës. Pra, është e domosdoshme të keni një higjienë të mirë dentare. Zemra juaj do t’ju falënderojë për të. Sipas studimeve të fundit, larja e dhëmbëve dy herë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

  1. Ushqehuni shëndetshëm

Një zemër e shëndetshme ka nevojë për një dietë të shëndetshme të mbushur me fruta, drithëra, perime dhe bishtajore. Një dietë e shëndetshme përmirëson presionin e gjakut dhe kolesterolin, ndërsa ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Shmangni ushqimet e kripura dhe yndyrnat e ngopura sepse ato rrisin presionin e gjakut dhe rrisin kolesterolin e keq.

  1. Mbani një peshë të moderuar

Pesha e tepërt rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Prandaj, duhet të përpiqeni të mbani një peshë të moderuar. Përmbajuni një diete të shëndetshme, ushtrohuni rregullisht dhe shmangni konsumimin e tepërt të kalorive.

  1. Pini sa më shumë ujë

Duke pire sa më shumë ujë ju i sigroni vetes një jetë të shëndetshme. Zemra juaj punon gjatë gjithë ditës dhe pompon rreth 2000 gallon gjak në ditë. Pirja e sa më shumë ujë ndihmon zemrën të bëjë punën e saj siç duhet.

  1. Bëhuni aktiv

Shmangni qëndrimin ulur për periudha të gjata pasi rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Angazhohuni në aktivitete që ndihmojnë në rritjen e rrahjeve  të zemrës suaj – ngjitni shkallët në vend që të perdorni ashensorin, të shëtisni kafshën tuaj shtëpiake, të  luani me fëmijët tuaj në park dhe bëni punët e shtëpisë.

Nuk është kurrë vonë për të miratuar ndryshime në stilin e jetës që e mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme. Ndryshimet mund të jenë shumë të thjeshta sa të flini më shumë, të lani dhëmbët, të pini më shumë ujë, të ushtroheni, të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni kontrolle të rregullta.

Përgatiti për “Objektiv.al”: MARSILDA PUTRO

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar