Zhvillohet për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare në Inovacion, Teknologji dhe Biznes

Zhvillohet për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare në Inovacion, Teknologji dhe Biznes

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Bedër organizoi për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare në Inovacion, Teknologji dhe Biznes. Konferenca u organizua në partneritet me Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane të Varshavës në Poloni, Universitetin Epoka, Kolegjin AAB në Kosovë, Universitetin Mesdhetar të Tiranës dhe Universitetin e Korcës. Konferenca dëshmoi të ishte

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Bedër organizoi për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare në Inovacion, Teknologji dhe Biznes. Konferenca u organizua në partneritet me Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane të Varshavës në Poloni, Universitetin Epoka, Kolegjin AAB në Kosovë, Universitetin Mesdhetar të Tiranës dhe Universitetin e Korcës.

Konferenca dëshmoi të ishte një event akademik organizuar për herë të parë në formatin e tij dhe që tërhoqi vëmendjen e shumë akademikëve dhe ekspertëve nga sektori publik dhe privat. Në konferencë morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, nga 6 shtete të ndryshme dhe përtej kontinentit europian, të përfaqësuar me 60 punime.

Konferenca ishte organizuar në 6 orientime kryesore tematike dhe rreth 10 sesione paralele, ndër të cilat mund të përmendim ato të Teknologjia dhe shkencat Kompjuterike, Ekonomia, Menaxhimi dhe Marketingu, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Sipërmarrja dhe Transformimi Digjital në Industri, Transformimi Digjital në Sektorin Financiar, Zbatimi i IT në Arsim dhe Shkencë dhe Inovacionet Digjitale të Kujdesit Shëndetësor.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte të mundësonte prezantimin e praktikave të mira dhe shkëmbimin dhe transferimin e njohurive dhe përvojave në fushën e teknologjisë dhe transformimit dixhital, me qëllim stimulimin e inovacionit dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e qëndrueshëm.

Konferenca ishte një event hibrid akademik që përfshinte pjesëmarrjen në sallë dhe virtuale. Folësit kyc në konferencë ishin nga Universiteti Tor Vergata Itali, Universiteti i North Dakota SHBA dhe Kolegji AAB Kosovë.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar