Zgjedhjet e pjesshme vendore/PS fiton në 3 bashki

Zgjedhjet e pjesshme vendore/PS fiton në 3 bashki

Partia Socialiste ka fituar deri më tani në 3 bashki, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në 6 bashki, në Bashkinë e Lushnjes, Rrogozhinës dhe Vorës kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Vetëm në Shkodër, deri më tani po kryeson kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Partia Socialiste ka fituar deri më tani në 3 bashki, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në 6 bashki, në Bashkinë e Lushnjes, Rrogozhinës dhe Vorës kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.

Vetëm në Shkodër, deri më tani po kryeson kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Në Bashkinë Lushnjë mbyllet numërimi, fiton kandidatja e PS, Eriselda Sefa.

PS – Eriselda Sefa 21 447 vota

SHL – Elton Bano 11238 vota

PD – Indrit Sefa 3809 vota

Në Bashkinë Rrogozhinë, është mbyllur numërimi i votave dhe ka fituar sërish një kandidat i Partisë Socialiste, Edison Memolla.

PS – Edison Memolla 5438 vota

PD – Ferdinand Saraçi 1966 vota

SHL- Hekuran Xhani 1550 vota

Me mbylljen e numërimit të kutive garën për Bashkinë Vorë ka mundur ta fitojë Blerim Shera, kandidati i Partisë Socialiste me gati 70% të votave.

PS – Blerim Shera 7530 vota

SHL – Lulzim Vrana 2589 vota

PD – Ymer Marku 687 vota

Durrës

Në Bashkinë Durrës vazhdon ende numërimi i kutive, por kandidatja e PS Emiriana Sako, kryeson përballë dy rivalëve të tjerë.

PS – Emiriana Sako 25704 vota

SHL – Ardian Muka 13269 vota

PD – Luan Hoti 5725 vota

Nga numërimi i deri tanishëm në Bashkinë Shkodër, kryeson kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia. Por numërimi vazhdon ende.

SHL – Bardh Spahia 14375 vota

PS – Majlinda Angoni 12721 vota

PD – Xhemal Bushati 5060 vota

Në Bashkinë Dibër deri më tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu.

PS – Rahim Spahiu 7556 vota

SHL – Premtim Kryemadhi 2310 vota

PD – Luan Haka 1965 vota

LR – Dritan Torba 45 vota

 

Përgatiti: Entela Capo

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar