Aleksandar Vulin, ministër i qeverinë e Serbisë ka deklaruar sot se serbët në Kosovë do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e 3 nëntorit, pasi të binden se fletëvotimet janë neutrale sa i përket statusit. Vulin ka thënë për serbët se “Që të mbijetojnë dhe të mbesin, ata duhet të sundojnë Kosovën e metohinë, të
Aleksandar Vulin, ministër i qeverinë e Serbisë ka deklaruar sot se serbët në Kosovë do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e 3 nëntorit, pasi të binden se fletëvotimet janë neutrale sa i përket statusit.
Vulin ka thënë për serbët se “Që të mbijetojnë dhe të mbesin, ata duhet të sundojnë Kosovën e metohinë, të marrin në duar të veta fatin dhe kjo është e vetmja mënyrë”. Sipas tij për listën unike janë marrë vesh serbët e Kosovës.
“Që nga ai moment ne jemi të gatshëm të përfundojmë çdo gjë. Serbia është shtet serioz”, ka thënë Vulin në një emision të RTS-së. Ai është shprehur se pret dalje masive të qytetarëve në zgjedhje pasin edhe përfaqësuesit e komunave në veri kanë rënë dakord se si duhet të veprojnë .
Në lidhje më mungesën e DS-së në këto zgjedhje, Vulin ka thënë se në listën unike janë njerëz nga Rajonet e Bashkuara të Serbisë, që nuk janë në koalicionin qeverisës, dhe se iniciativa qytetare është çështje e marrëveshjes së tyre.
Sonte në mesnatë është afati I fundit për dorëzimin e listave zgjedhore të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *