Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Kroaci

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kroacinë. Kjo marrëveshje, nëpërmjet Kroacisë mundëson të aplikojë si kooperues në fondet regjionale të BE-së. Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, thotë se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi përvoja

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kroacinë. Kjo marrëveshje, nëpërmjet Kroacisë mundëson të aplikojë si kooperues në fondet regjionale të BE-së.

Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, thotë se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet vendore, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë.

Në Kroaci bashkë me delegacionin po qëndrojnë edhe përfaqësues të bodrumeve të verërave kosovare, ku po promovojnë prodhimet e tyre në panairin “Viroexpo 2014”.

Ky panair do të jetë i hapur deri nesër dhe prodhimet e tyre bujqësore nga Kosova po i promovojnë bodrumi “Eko Vera”, “Sefa Vine” dhe “Shulina”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar