Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Zëvëndëskryeministrin dhe Minsitrine Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos në selinë e Kombeve të Bashkuara, nga ku u fol për çështjen e njohjes se pasaportave të shtetasve kosvovarë nga shteti helen. Kreu i Prishtinës zyrtare theksoi se bashkëpunimet në fushën ekonomike, tregtisë, edukimit dhe shkencës duhet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Zëvëndëskryeministrin dhe Minsitrine Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos në selinë e Kombeve të Bashkuara, nga ku u fol për çështjen e njohjes se pasaportave të shtetasve kosvovarë nga shteti helen.
Kreu i Prishtinës zyrtare theksoi se bashkëpunimet në fushën ekonomike, tregtisë, edukimit dhe shkencës duhet të vazhdojnë dhe të rriten edhe më shumë. Në këtë takim u diskutua edhe mbi hapjen e një zyre ekonomike ne Athinë, si një rrugë për stabilizimin e marrëdhenieve të dy shteteve.
z. Thaçi vuri theksin dhe kërkoi pranimin nga shteti grek të pasaportave të shtetasve të Kosovës, si nevojë e lëvizjes së lirë dhe të mirëbesimit reciprok.
Nga ana tjetër Zëvëndëskryeministri grek Venizelos tha se e mbështet agjendën e integrimeve Europiane për të gjithë rajonin, përfshirë këtu edhe Kosovën.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *