Squfuri, mbyllen 43 institucione shkollore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka dhënë urdhër për mbylljen e 43 institucioneve shkollore, pasi dyshohet se nafta e përdorur për ngrohje në to ka në përbërje lëndë kancerogjene. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adonis Tahiri, ushtrues detyre i zëdhënësit të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai ka shtuar se nuk dihet ende nëse

Komuna e Prishtinës ka dhënë urdhër për mbylljen e 43 institucioneve shkollore, pasi dyshohet se nafta e përdorur për ngrohje në to ka në përbërje lëndë kancerogjene. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adonis Tahiri, ushtrues detyre i zëdhënësit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai ka shtuar se nuk dihet ende nëse sulfuri i gjendur është mbledhur në vlerë më të lartë për shkak të depozitave të vjetra apo nëse ai gjendet në atë vlerë në naftën me të cilën furnizohen shkollat.

“Kanë ardhur rezultatet për nivelin e sulfurit nëpër shkolla, prej tri mostrave që i kemi marrë në tri prej tyre dhe ato janë alarmante, po flasim për rezultate ku vlera e sulfurit e kalon 600 % nivelin e lejuar”, ka thënë zoti Tahiri.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se nuk ka vend për panik. “Nuk ka vend për panik, ne kemi marrë informacione se drejtoria komunale e Prishtinës i ka mbyllur shkollat, jo Ministria. Inspektorët tanë janë në terren, dhe sot gjatë ditës presim një raport të detajuar për të na e treguar gjendjen”, tha Arbër Morina, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar