Situata e luftës Izrael-Palestinë

Situata e luftës Izrael-Palestinë

Që prej 7 tetorit sulmet kundër Gazës filluan nga shteti i Izraelit. Grupet militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, duke thyer barrierën Gazë-Izrael dhe duke hyrë me forcë nga pikat kufitare të Gazës në qytetet izraelite pranë. Të paktën 3000 raketa u hodhën nga Rripi i

Që prej 7 tetorit sulmet kundër Gazës filluan nga shteti i Izraelit. Grupet militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, duke thyer barrierën Gazë-Izrael dhe duke hyrë me forcë nga pikat kufitare të Gazës në qytetet izraelite pranë. Të paktën 3000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës ndërsa militantët e Hamasit depërtuan përmes kufirit dhe hynë në Izrael, duke vrarë të paktën 800 izraelitë dhe duke bërë që qeveria izraelite të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme. Ushtria kombëtare e shtetit të Izraelit njoftoi sulme në Gaza duke përdorur avionë luftarakë, duke synuar të godasë 17 komplekse ushtarake të Hamasit dhe katër qendra komanduese.

Që prej asaj dite sulmet kunder Gazez nuk janë ndalur. Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Gaza është rrethuar që nga nisja e luftës, duke bërë që furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe karburante të jenë të pakta. Autoritetet izraelite kanë ndaluar furnizimet me karburante, duke bërë që spitalet të paralajmërojnë se gjeneratorët e tyre shpejt mund të dalin jashtë funksionit, duke vendosur kështu në rrezik jetën e pacientëve. Grupet humanitare thonë se karburanti nevojitet urgjentisht në mënyrë që të shpërndahen ndihmat, si dhe të bëhet furnizimi me rrymë për spitalet, furrat e bukës dhe impiantet e shkripëzimit. Por, hyrja e karburantit mbetet e ndaluar nga Izraeli, i cili thotë se mund të përdoret nga Hamasi për qëllime ushtarake.

Të paktën 10 kamionë dërguan ndihma në Gaza, përfshirë ujë, ushqim dhe ilaçe përmes pikëkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Gazës më 1 nëntor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kamionëve në 227, prej rihapjes së kufizuar të pikëkalimit më 21 tetor, tha zyra humanitare e OKB-së. Por, dërgesat e ndihmave humanitare nga jugu për njerëzit e zhvendosur në veri, sipas saj, u ndalën pas pushtimit tokësor nga Izraeli. Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se po bën gjithçka që mundet për të siguruar që banorët e Gazës të kenë akses në shërbimet shëndetësore dhe humanitare që shpëtojnë jetë, por “në situatën aktuale kjo është pothuajse e pamundur”.

Bleona Guraj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar