Si po ndikohen udhëtimet nga pushtimi i Ukrainës?

Si po ndikohen udhëtimet nga pushtimi i Ukrainës?

Për shkak të pushtimit rus aeroportet e Ukrainës janë të mbyllura. Shumë linja ajrore kanë anulluar fluturimet pasi tensioni sa vjen dhe rritet. Qeveri të ndryshme kanë këshilluar që askush të mos udhëtoj drejt Ukrainës dhe mundësisht të bllokohen dhe rrugët toksore. Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, e njohur si EASA, ka

Për shkak të pushtimit rus aeroportet e Ukrainës janë të mbyllura. Shumë linja ajrore kanë anulluar fluturimet pasi tensioni sa vjen dhe rritet.

Qeveri të ndryshme kanë këshilluar që askush të mos udhëtoj drejt Ukrainës dhe mundësisht të bllokohen dhe rrugët toksore.

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, e njohur si EASA, ka paralajmëruar për një rrezik te lartë  për avionët civilë që fluturojnë pranë kufirit ukrainas.

Disa vende të tjera si Moldavia, Bjellorusia kanë ndaluar fluturimet të paktën mbi një pjesë të vendit.

Hapësira ajrore ruse në kufirin me Ukrainën është e mbyllur për fluturimet civile .

Departamente të shteteve të ndryshme kanë këshilluar qytetarët të mos udhëtojnë duke përmendur tensionin e vazhdueshëm përgjatë vijës kufitare.

Duket se situate në të cilën këto shtete ndodhen po merr një zhvillim të rullshëm. Nuk dihet ende një afatë specific se sa kjo situatë do të ndikojë mbi këto hapësira ajrore.

Sipas këshillave të udhëtimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kufizimet për fluturimet e brendshme në Rusi janë vendosur aktualisht të jenë në fuqi deri më 2 mars.

Fjorida Daja

 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar