Shuhet aktori i mirënjohur Zef Deda

Shuhet aktori i mirënjohur Zef Deda

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e kësaj të premteje, kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura tek publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e kësaj të premteje, kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura tek publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari.

Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh. Ndërsa pritet qe ceremonia e percjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Më pas ka filluar shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdonte me shumë sukses.

Zef Deda ka qenë i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj. U nda nga jeta më 24 nëntor 2023.

Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar