Shqipëria mikpret botën! 18 shtete, 18 kultura të ndryshme

 Shqipëria mikpret botën! 18 shtete, 18 kultura të ndryshme

Më 25 prill në Shqipëri ka nisur programi i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Ministrisë së Kulturës,që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 17 vendeve të  ndryshme të botës së bashku me Bashkimin Europian. Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët,dhe kalendari vijon me Bashkimin Europian,më pas Shtetet e Bashkuara

Më 25 prill në Shqipëri ka nisur programi i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Ministrisë së Kulturës,që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 17 vendeve të  ndryshme të botës së bashku me Bashkimin Europian.

Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët,dhe kalendari vijon me Bashkimin Europian,më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Izraeli, Spanja, Britania e Madhe, Suedi, Egjipt, Kinë, Gjermani, Japoni, Austri, Turqi, Hungari, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përmbyllur me një festë të madhe , me rastin e Festave të Nëntorit me Kosovën.

Java e Kulturës Franceze i fali publikut shqiptar emocione të veçanta nëpërmjet artit, kinematografisë, muzikës dhe baletit. Rrugët e kryeqytetit u veshën me ngjyrat e flamurit francez, mbrëmjeve kalimtarët shoqeroheshin nga tingujit e këngëve frënge, e disa të tjerë preferonin të largoheshin nga zhurma dhe të shijonin magjinë e filmave “ Les demoiselles de Rochefort”, “Peau d’Ane” ose “ Cleo de 5 a 7”. Qëllimi kryesor i JKN-së nuk është thjesht njohja dhe shkëmbimi i kulturave të reja, por aspiron të rrisë nivelin e socializimit ndërmjet të rinjve shqiptar dhe atyre të huaj.

Fëmijet e shoqatës franceze “Les petites mains simfonique” (Duart e vogla simfonike) dhe nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja”,përpos këtij programi, i bashkoi dhe pasioni i tyre ndaj muzikës për të performuar së bashku .Në fund të shfaqjes nuk kishte rëndësi nëse ata flisnin frengjisht ose shqip,ata arritën të kuptoheshin nëpërmjet gjuhës universale të muzikës.

Arlinda Hysnelaj, mësuese mbi 20 vite në liceun artistik” Jordan Misja” dhe njëkohësisht dhe performuese  në shfaqjen e lartëpermendur në një intervistë për Objektiv.al, pohoi se bashkëpunime të tilla janë gjithmonë me vlerë dhe shërbejnë si një urë lidhëse ndërmjet shteteve dhe kulturave të ndryshme.

“Gjithçka që ka të bejë me art është me vlerë. Arti, muzika e bëjnë njeriun më të bukur shpirtërisht. Këto janë bashkëpunime nga të cilat ne marrim dhe japim është si një bashkëbisedim,pavarësisht se ne luajm me instrumentat, ne perçojmë gjithçka nëpërmjet instrumentit.Muzika është gjuha jonë e përbashkët, nuk ka nevojë për përkthyes, mjaftojnë që ne të performojmë”, u shpreh znj.Hysnelaj.

Eric du Fay, dirigjenti francez si dhe themeluesi i shoqatës “Les petites mains simfonique”,krijoi një atmosferë festive dhe plot gjalleri në Amfiteatrin e Tiranës sëbashku me fëmijet e shoqatës dhe performuesit nga liceu artistik “Jordan Misja”. Artisti francez tha ,se ishte hera e parë që një orkestër franceze me të rinj performonte në Shqipëri dhe ishte nje nder i madh per te të përformonte për publikun shqiptar. Ai e cilesoi një eksperienc shumë të bukur bashkëpunimin me femijët shqiptar dhe shprehu dëshirën e tij për t’i ftuar në Francë vitin e ardhshëm.

“Ky ishte një takim i mrekullueshëm dhe kishim muzikën që na shoqeronte, muzika e cila nuk njeh kufi. Në një kohë shumë të shkurtër prej katër ditësh ne arritëm të krijonim sëbashku një program të jashtëzakonshëm.Ne kërcyem,kënduam,është nocioni i kënaqësisë për të luajtur së bashku ai që është më i rëndësishmi. Të jemi të bashkuar. Për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin. Unë shpesh u them fëmijëve se është e nevojshme përpara se të prodhoni  një tingull, të dëgjoni fqinjin tuaj. Besoj se sot duhet të frymëzohemi nga kjo të gjithë”,u shpreh dirigjenti francez.

I pyetur nëse ky program i shkëmbimit të kulturave pati vlerë për të dhe nxenësit e tij, Eric du Fay, u përgjigj se ishte një ekperiencë e mrekullueshme dhe është i bindur se shumë artist të huaj do të duan të performojnë në Shqipëri pas këtij programi e padyshim dhe shumë artist shqiptar do të duan te vizitojnë Francën e do të jenë të mirëpritur në festivalin e madh që do të zhvillojmë. Emocione të forta përgjatë gjithë javës nuk përjetuan vetëm performuesit por edhe publiku, i cili ishte një publik homogjen me turist të huaj, anglez, francez dhe sigurisht shqiptar.

Henry një turist anglez i cili kishte vizituar Shqipërinë tre ditet e fundit, e cilesoi këtë program të shkëmbimit të kulturave dhe traditave interesante dhe të domosdoshme për të njohur më mirë njeri-tjetrin.

“Po kaloja rastësisht për të bërë një shëtitje nga Liqeni Artficial i Tiranës dhe dëgjova për së largu melodinë e Camille Saint-Saëns. Mendova se mund të zhvillohej një koncert dhe nuk gabova. E kam ndjekur me shumë kënaqësi të gjithë performimin ishte dinamik dhe në momente të caktuara rënqethës. U informova që do të zhvillohet edhe një koncert tjetër në sheshin Skënderbej në mbrëmje. Do të jem atje padyshim”, tha Henry.

Përpos aktiviteteve të ndryshme muzikore, në programin një javor të javës së kulturës franceze u përfshij dhe aktiviteti “Masterclass” i cili shërbeu si një seminar i hapur për t’u njohur më mirë me arkitekturën dhe kulinarin franceze.

Matali Crasset artistja e cila bën bashkë arkitekturën, dizajnin dhe tekstilin ishte një prej personazheve të njohur,e cila zhvilloj progrmin Masterclass. Matalin përveç aktiviteteve të zhvilluara ku shpjegonte rreth arkitekturës dhe dizajnit, shpeshherë e gjeje dhe të ulur diku midis publikut duke shijuar performancat e bashkëkombësve të saj.

“Është shumë interesante për ne që ndonjëhere të dalim jashtë flluskës tonë ndaj mendoj se kjo ishte një ekperiencë shumë interesante.Unë jam shumë kurioze për të njohur kultura të ndryshme por do të doja të qëndroja më tepër në Shqipëri për të mësuar pak më teper rreth kulturës tuaj”, tha Matali.

E pyetur rreth mendimit që ajo ka krijuar për Shqipërinë dhe për njerezit, Matali u shpreh se nuk ka rëndësi nëse je shqiptar apo francez,te dy kombët kanë  të njejtin koncept të të menduarit,të njëjtat aspirata,të njejtin vizion. Mesazhi qe ajo dha në fund është të përpiqemi të bejmë sa më shumë gjëra së bashku.

Tashmë java e kultures franceze ka përfunduar për ti lënë rradhën Bashkimit Europian, dhe kalendari vijon më pas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqinë, Italinë, Izraelinë, Spanjën, Britaninë e Madhe, Suedinë, Egjiptinë, Kinën, Gjermaninë, Japoninë, Austrinë, Turqinë, Hungarinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përmbyllur me një festë të madhe , me rastin e Festave të Nëntorit me Kosovën.

Çdo javë secili shtet do të paraqesë programin e tij dhe aktivitetet do të zhvillohen, jo vetëm ne Tiranë por edhe në qytete të tjera te Shqipërisë ,në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër,Berat,Durrës. Në korrik-gusht nuk do ketë aktivitete sepse trupat diplomatike e kanë të pamundur që me prezencën e tyre në Shqipëri të realizojnë këto aktivitete.

Ky projekt është një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadave të huaja i cili synon të njohë më mirë dhe të forcojë marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, si dhe do të rrisi ofertën e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. Grupmoshat nga 18-35 vjec do të kenë larmishmëri të madhe aktivitetesh, jo vetëm opera, balet, por dhe kulinari, sport dhe në të gjitha javët do ketë mbrëmje të dedikuara, filma në kinema.

JKN do të shndërroj skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore.Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, JKN do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit.

Marsilda Putro

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar