Shkrimtarët e sotëm të lënë në “hije”. Intervistë më shkrimtarin Alban Tufa

Shkrimtarët e sotëm të lënë në “hije”. Intervistë më shkrimtarin Alban Tufa

Dihet tashmë statusi që shkrimtarët gëzojnë në çdo vend të botës. Por për tu mos u larguar shumë mund të marrim shembuj vendet tona fqinjë, si Greqia dhe Maqedonia. Në Maqedoni të gjithë shkrimtarët gëzojnë favoret e tyre si në drejtim të krijimitarisë po ashtu edhe tek punësimi i tyre. Në çdo vend demokratik shkrimtarët

Dihet tashmë statusi që shkrimtarët gëzojnë në çdo vend të botës. Por për tu mos u larguar shumë mund të marrim shembuj vendet tona fqinjë, si Greqia dhe Maqedonia. Në Maqedoni të gjithë shkrimtarët gëzojnë favoret e tyre si në drejtim të krijimitarisë po ashtu edhe tek punësimi i tyre. Në çdo vend demokratik shkrimtarët gëzojnë statusin e tyre të veçantë në shoqëri.

Ndërsa në shqipëri ajo çfarë vihet re është që kultura në përgjithësi dhe vete shkrimtarët nuk vlerësohen aq shumë sa ato duhet të jenë. Pasi zhvillimi i kulturës është një element shumë i rëndësishëm në vlerat e një shoqërie demokratike. Sot shkrimtarët e rinj si paraprijës të mendimit të përparuar shoqëror janë lënë në në aneksën e fundit në shoqëri.

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështje kemi bërë intervistë me shkrimtarin e ri Alban Tufa, i cili është gjithashtu lektor në universitetin “Bedër”. Tufa njihet për vëllimin e tij në poezi të titulluar “Një mbrëmje si mbrëmë” dhe autor i librit “Nishanet në formë L-je.

Kush mendoni se janë shkaqet kryesore që shkrimtarët në kohën e sotme janë lënë në harresë?

S’e di nëse vërtetë duhet pranuar kështu si pohim, nëse janë lënë, i kanë lënë, apo kanë dashur vetë të rrinë, sepse tek e fundit ka një pjesë të vetën në natyrën e shkrimtarit për të qëndruar në hije. Mëgjithatë, nëse duhet të gjenden faktorë, ka plot:

Së pari është transformimi i qenies njerëzore, nga një qënie imagjinative dhe logjike, në qenie audio-vizuale. Me këtë dua të them që bota, dhe shqiptarët sigurisht, po udhëhiqen nga format e argëtimit multimedial, ku teksti në përgjithësi dhe letërsia në veçanti janë gjithënjë e në rënie, dhe konsumi i tyre i takon asaj pjese të shoqërisë gjithë e në tkurrje.

Së dyti, kjo si pasojë të parës, njeriu i sotëm konsumon dhe është mësuar tashmë të konsumojë mesazhet të shkurtra, të palidhuram, të pakonteskt, diç si mikromesazhe, nëse kjo fjalë mund të përdoret. Thënë ndryshe, mesazhe reels, shkurt, dinamike, me ngjyra, aq sa truri t’i përthithë sa më lehtë dhe sa më shpejtë.

Së treti, zhvendosja sociale në një ide trans, e cila na lidh me gjëra materiale, literalisht dhe pragmatisht ekomike, pra të bësh para, Siç e dimë me letërsi nuk bëhet para, me të ato prishen, ose së paku nuk fitohen. Të merresh me art, apriori po humbet kohë dhe hegjemonia e ndërtuar është sa qesharake aq edhe e dhimbshme.

Së katërti, shoqëria jonë po pëson zhvendosje të thella në tektonikën e mendimit, e cila na ka shpënë tash e sa kohë në nivele të ulëta intelekti, kjo si pasojë e zhvlerësimit të dijes, sidomos të asaj estetike, gjë e cila po na gërryen me shatë brenditë tona, nënvetëdijet, kujtesën, gjendjen kolektive, shijet, dhe nëse flas sipas asaj që mendoj unë, edhe jetët.

Sa shqetësuese është për ju si shkrimtar kjo situatë?

Në plan të parë ngjan sikur është shqetësuese për mua, por në fakt është shumë më shumë se kaq, është shqetësuese për të shkuarën tonë, për të tashmen, e cila e vë të ardhmen në vështirësi. Sigurisht, unë e di mirë që edhe pa letërsi e art do vazhdohet të hahet bukë dhe të rrihet në TikTok, por nuk do bëhet dot më shumë se kaq, ose diç më shumë se kaq. Për mua në fakt është më pak shqetësuese, sepse bëj atë çka dua në jëtë më së shumti, unë lexoj, madje edhe nëse nuk do të shkruhet më asnjë fletë nga sot e tutje, për mua ka aq shumë për të lexuar sa dy jetë nuk dalin për t’i mbaruar, por shqetësimi im lidhet me të ardhmen. Ndoshta do shkojmë në atë çka shkrimtari dhe gazetari Ray Bradbury parashikonte në romanin e tij distopik “451 farenhajt”, të dënohen me burg ata që lexojnë.

A mendoni se Ministria e kulturës u ka dhënë vëmendjen e duhur autorëve shqiptar?

Nuk di ta them me bindje, ngaqë për mendimin tim, sado vëmendje t’u kushtosh, nuk ke bërë në asnjë rast aq sa duhet. Megjithatë, ka disa përpjekje, disa të vazhdueshme. e disa krejt të reja, çmimet e përvitshme, Panairi i Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, dhe disa përpjekej të tjera. Problem nuk ështe vëmendja, por është fakti që me këto gjëra kaq fisnike dhe estetike, bëhet propagandë, vëmendja për propagandë është totalisht mungesë e qëllimtë vëmendjeje, pra kur çdo përpjekje nuk lind nga nevoja për të bërë gjëra, por nga nevoja për të bërë propagandë, e kësisoj, në vend se të ndreqet, dreqoset.

Mungesa e sponsorizimeve për botimet, mund të jetë një shkak që ndikon drejtpërdrejtë tek kjo çështje?

Edhe mundet, por mendoj që më shumë se mungesa e sponsorizimeve, ngaqë ka shtëpi boutese që kanë politika favorizuese, është një problem tjetër më i madh. Kur botohen këto libra ku shkojnë? Rrinë nëpër depo, ndërkohë që biblotekat e shkollave, ato të bashkive, etj, janë thuajse bosh. Këtë duhet të bëjë një ministër me vision, dhe vizioni do imagjinatë dhe besim në atë imagjinatë, të mendosh më shumë se të tjerët. Mjafton që të krijojnë një fond për një bashki në muaj, një fushatë, dhe gjëra të ngjashme, nëse iu intereson ndonjë gjë nga e ardhmja.

Cila është këshilla juaj që mund t’u jepni shkrimtarëve të rinj kudo që janë? 

Të lexojnë; të shkruajnë pafundësisht; të mos kompromentohen; të imitojnë një shkrimtar të madh; të mos ndjekin shkrimtarët në Instagram sepse ata gjenden në biblioteka. Të shkruajnë për brezin e tyre.

Ju njiheni si autor i nje libri dhe një vellimi poezish të botuara. A e keni patur mbështetjen e duhur nga institucionet përkatëse? 

Deri në këtë çast që po shkruaj, jo. Kam patur deri tani mbështetjen e dy njerëzve të mrekullueshëm e bujarë, dhe që njëri e ka emri Bujar (Botimet M&B) dhe Irena (Botimet Toena). Kam qenë pjesë e një projekti të BE-së, por jo në planet dhe mbështetjet e ministrisë dhe institucioneve në varësi të saj.

A do të kemi gjëra të reja në fushën ku ju ushtroni? 

Kemi në vijë një vëllim me poezi të shkruara pesë vitet e fundit, me një titull shumë të thjeshtë “Ata ishin dy”, i cili është në process botimi. Ndërkohë po shkruhet një roman, nuk ka ende titull.

Denisa Shpati

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar