Rritet numri i aksidenteve rrugore

Rritet numri i aksidenteve rrugore

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar u numëruan 136 aksidente rrugore me një rritje 3 për qind në krahasim me dhjetorin e 2017-s. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku bie në sy se numri më i lartë i aksidenteve është shkaktuar nga personat e grup moshës 25-35 vjeç,

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar u numëruan 136 aksidente rrugore me një rritje 3 për qind në krahasim me dhjetorin e 2017-s.

b-3

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku bie në sy se numri më i lartë i aksidenteve është shkaktuar nga personat e grup moshës 25-35 vjeç, rreth 31 % e totalit.

Në raportin e INSTAT theksohet se, pavarësisht rritjes së numrit të aksidenteve, pasojat fatale në jetë njerëzish kanë qenë më të ulëta dhe po kështu edhe të plagosurit.

“Në muajin Dhjetor 2018 numërohen 136 aksidente rrugore nga 132 aksidente të ndodhur në Dhjetor 2017, duke u rritur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 213 nga 222 që ishte një vit më parë.

Në Dhjetor 2018, aksidentet rrugore, në 71,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë Instituti i Statistikave ka bërë me dije se, fajtorë në 20% të rasteve janë këmbësorët.

XH.Z

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar