Policia e Kosovës ka zbuluar rastësisht bimë të mbjella kanabis sativa nderkohe qe kërkonte një fëmijë që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Dabishevc të Prishtinës. Mbrëmë në orën 21 e 30 minuta, policia kishte pranuar një ankesë se në këtë fshat ka humbur një fëmijë trevjeçar. “Me datë 21.07. 2013 në ora 21 e 30.
Policia e Kosovës ka zbuluar rastësisht bimë të mbjella kanabis sativa nderkohe qe kërkonte një fëmijë që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Dabishevc të Prishtinës.
Mbrëmë në orën 21 e 30 minuta, policia kishte pranuar një ankesë se në këtë fshat ka humbur një fëmijë trevjeçar.
“Me datë 21.07. 2013 në ora 21 e 30. kemi marrë një informatë për një fëmijë të humbur.Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar kërkimin”, tha Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Fëmija është gjetur sot nga ana e policisë rreth orës 8 e 10 minuta në pyll rreth 5 km larg shtëpisë së tij”, tregoi zëdhënësja Ahmeti.
Gjatë kërkimit të fëmijës së humbur që zgjati rreth 11 orë, policia zbuloi 110 bimë të mbjella kanabis sativa , në serën e gjyshit të fëmijës.
Pas konfiskimit të bimëve narkotike, policia po mban nën arrest shtetasin Sh. B që është duke u hetuar nga njësitë e antidrogës.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *