Planifikim i Karrierës, vazhdojnë “Ditët e Informimit të Maturantëve”

Planifikim i Karrierës, vazhdojnë “Ditët e Informimit të Maturantëve”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me drejtoritë arsimore vendore dhe institucionet e arsimit të lartë, në kuadër të planifikimit të karrierës organizojnë: “Ditët e Informimit të Maturantëve”. Ndryshe nga vitet e kaluara kur maturantët kishin mundësinë të takoheshin dhe informoheshin drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e universiteteve, këtë vit organizimi po zhvillohet nëpërmjet platformave online.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me drejtoritë arsimore vendore dhe institucionet e arsimit të lartë, në kuadër të planifikimit të karrierës organizojnë: “Ditët e Informimit të Maturantëve”. Ndryshe nga vitet e kaluara kur maturantët kishin mundësinë të takoheshin dhe informoheshin drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e universiteteve, këtë vit organizimi po zhvillohet nëpërmjet platformave online. Përgjatë gjithë muajit mars universitet publike dhe private po shpalosin programet dhe mundësitë që ofrojnë për të rinjtë të cilët do të nisin rrugëtimin akademik këtë vit.

Përfaqësuesit e Kolegjit Universitar Bedër tregojnë se takimet me maturantët po zhvillohen çdo ditë, nga e hëna në të premte, nëpërmjet platformës ZOOM. Ata u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhin për të marrë pjesë në prezantime mes dy fashave të orareve, 13:00-14:00 ose 15:00-16:00. Sipas tyre, ka një ndërgjegjësim nga të rinjtë dhe interesimi për të mësuar lidhur me programet që dëshirojnë të studiojnë është më i lartë. Kërkesat janë të larta kryesisht për programet në fushën e teknologjisë, ekonomisë dhe komunikimit, por edhe për shkencat humane, për shkak se kërkesa në tregun vendas dhe atë global është shumë e lartë. Këto programe u japin të rinjve mundësinë që në të ardhmen e tyre të mos kenë probleme për tu integruar në profesion edhe në rast se zgjedhin të punojnë  jashtë vendit.

“Bedër” ofron 11 programe studimi të ciklit të parë, në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë, komunikimit, PR-it, drejtësisë, gjuhës angleze, teologjisë, multmedias, dizajnit grafik. Këtë vit hap dhe dy programe tërësisht të reja: Informatikë Ekonomike dhe Financë-Kontabiltet.

Maturantët, krahas programeve bachelor dhe atyre të integruara të ciklit të dytë, mund të përzgjedhin edhe programet dy-vjeçare që janë me karakter tërësisht profesional. “Bedër” ofron dy programe profesionale, ku mesatarja nuk është kriter: Multimedia dhe Dizajn Grafik, si dhe Programim në Web. Këto dy programe janë hapur si pasojë e kërkesave të shumta që ka tregu shqiptar dhe ai ndërkombëtar për specialistë të kësaj fushe. 

Krahas diversifikimit të ofertës me programet më të kërkuara, “Bedër” vazhdon të mbështesë maturantët me rezultate të mira, duke ofruar tre kategori të ndryshme bursash: Ekselence, Talenti dhe Sociale.

☑️ Në këto prezantime të interesuarit kanë mundësinë të njihen me programet e studimit dhe mundësitë që ofron Kolegji Universitar Bedër.

☑️ Për t’u pjesë e prezantimeve, në ditët dhe oraret e caktuara klikoni linkun:

🌐 https://zoom.us/j/92848159828?pëd=SE5rNm40OVpKMU9qalZKZElUM2QyZz09   

Meeting ID: 928 4815 9828   /   Passcode: 123456

📥 Për të aplikuar online  klikoni në këtë link: https://admission.beder.edu.al/form.php

Për më shumë informacion kontaktoni:  📧 admissions@beder.edu.al  📲 067 34 27 001.

Ju mirëpresim!

PROGRAMET E STUDIMIT

2021-2022

  • Drejtësi (5-vjeçar)
  • Shkenca Kompjuterike
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Shkenca Komunikimi
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Shkenca Islame
  • Multimedia dhe Grafik Dizajn (2-vjeçar)
  • Programim në Web (2-vjeçar)

PROGRAME TË REJA

  • Financë Kontabilitet
  • Informatikë Ekonomike

PROGRAMET MASTER

  • Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejtë Ndërkombëtare
  • Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejtë Penale
  • Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Marrëdhënie me Publikun
  • Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Gazetari
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame
  • Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar