Pioli: Udinese skuadër solide, por duhet të jemi kompaktë. Titulli? Do ishte diçka e jashtëzakonshme

Pioli: Udinese skuadër solide, por duhet të jemi kompaktë. Titulli? Do ishte diçka e jashtëzakonshme

“Nga gabimet duhet të përmirësojmë. Kjo është situata që paraqitet tek Milan, pas barazimit në javën e fundit me Salernitanën, ndërsa nesër do të presë Udinesen në San Siro për të kërkuar rikthimin tek fitorja.” Stefano Pioli ka folur në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme për kuqezinjtë, ku ka theksuar që në këtë përballje

“Nga gabimet duhet të përmirësojmë. Kjo është situata që paraqitet tek Milan, pas barazimit në javën e fundit me Salernitanën, ndërsa nesër do të presë Udinesen në San Siro për të kërkuar rikthimin tek fitorja.”

Stefano Pioli ka folur në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme për kuqezinjtë, ku ka theksuar që në këtë përballje vëmendja duhet të jetë maksimale dhe kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.

“Nuk do jetë përballje e lehtë me ta sepse është skuadër solide që vepron mirë individualisht, por nuk duhet të humbim balancën, qëllimin tonë për të kërkuar më shumë pikë se në sezonin e kaluar”, tha Pioli për mediat.

Kessie dhe Romagnoli- Është çështje që u takon drejtuesve. Më intereson sa serioz janë në aspektin profesional, jo tek kontrata. Për sa kohë kanë këtë qëndrim, do vazhdoj t’i llogaris.

Udinese- Jam gjithmonë i shqetësuar para ndeshjeve. Ne e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por në futboll ka shumë situata që nuk mund të kontrollohen.  Do jetë e vështirë të gjejmë hapësira, por duhet të jemi të mirë në qarkullimin e topit sa më shpejt dhe të vendosemi në pozita ku ata të jenë në vështirësi. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ata veprojnë shmë shpejtë, por unë dua një ekip të kthjellët.

Titulli- Qëllimi ynë është i qartë që nga fillimi i sezonit dhe është të kemi një përmirësim nga viti i fundit. Nëse arrijmë të fitojmë kampionatin do të thotë se kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Nuk duhet të humbasim balancën.

Milan do të përballet me Udinesen të premten në orën 18.45 në stadiumin “San Siro”.

Ermal Spahiu

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar