Pas takimit me rektorin e Univeristetit të Mjekësisë, Arben Gjata studentët e mjekësisë kanë vendosur të rikthehen në auditore duke lënë protestat.Gati një muaj studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar kundër projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të tërheqin diplomën. Universiteti i Mjekësisë pranon kërkesën e
Pas takimit me rektorin e Univeristetit të Mjekësisë, Arben Gjata studentët e mjekësisë kanë vendosur të rikthehen në auditore duke lënë protestat.Gati një muaj studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar kundër projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të tërheqin diplomën.
Universiteti i Mjekësisë pranon kërkesën e studentëve derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën përfundimtare nëse ligji që i detyron studentët të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, është apo jo në shkelje të Kushtetutës, studentëve nuk do t’u jepet asnjë kontratë për të firmosur.Gjithashtu, edhe ato që refuzojnë kontratën nuk do duhet të paguajnë tarifën prej 250 mijë lekësh në vit.
Ndër të tjera, ata kanë kërkuar takim edhe me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për të diskutuar mbi kërkesat e tyre.
Përgatitur nga: Bleona Guraj
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *