PE-ja do të diskutojë nesër për Kosovën dhe Serbinë

Parlamenti Europian do të diskutojë nesër propozim-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë hartuar në bazë të raporteve vjetore të raportuesve Ulrike Lunacek dhe Jelko Kacin. Në këto dokumenta Parlamenti Evropian ofron mbështetje për dialogun Prishtinë- Beograd, ndërsa autoritetet e të dy vendeve ftohen të lëvizin me vëndosmëri drejt standarteve evropiane. Ndërkaq në të mbështetet

Parlamenti Europian do të diskutojë nesër propozim-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë hartuar në bazë të raporteve vjetore të raportuesve Ulrike Lunacek dhe Jelko Kacin. Në këto dokumenta Parlamenti Evropian ofron mbështetje për dialogun Prishtinë- Beograd, ndërsa autoritetet e të dy vendeve ftohen të lëvizin me vëndosmëri drejt standarteve evropiane.

Ndërkaq në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin  e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. “U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarsinë. Gjithashtu u bëjmë thirrje që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, për të proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Ndërkohë që të premten, një ditë pas debatit deputetët do të votojnë për rezolutat e propozuara.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar