Panairi i 26-të i librit në Tiranë

Panairi i 26-të i librit në Tiranë

 Pananiri i librit është një pananir i përvitshëm kushtuar librit që mbahet në Tiranë. Ky panair mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndërsa organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.  Me 15 nëntor Pallati i Kongreseve në Tiranë hapi dyert për panairin e librit ku ky panair bën plot 26 vite që mbahet në

 Pananiri i librit është një pananir i përvitshëm kushtuar librit që mbahet në Tiranë. Ky panair mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndërsa organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. 

Me 15 nëntor Pallati i Kongreseve në Tiranë hapi dyert për panairin e librit ku ky panair bën plot 26 vite që mbahet në vendin tonë.  Ai do të zgjasë deri më 19 nëntor ndërsa, gjatë një viti do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca,dhe më shumë.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

“Muaji nëntor është muaj shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare. Janë pothuajse 100 ekspozues dhe të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete”, tha Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve.

Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për shtëpitë botuese dhe për numrin e madh të autorëve.

Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *