OSBE bashkëpunon me qeverinë e Kosovës për zgjedhjet në veri

OSBE bashkëpunon me qeverinë e Kosovës për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se OSBE-ja do të vazhdojë të luajë rolin e që të lehtësojë dhe organizojë zgjedhjet në veri. “Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha partitë politike, gjithë spektrin politik për një pjesëmarrje në zgjedhje, sa më masive, të serbëve edhe në veri”,

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se OSBE-ja do të vazhdojë të luajë rolin e që të lehtësojë dhe organizojë zgjedhjet në veri.

“Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha partitë politike, gjithë spektrin politik për një pjesëmarrje në zgjedhje, sa më masive, të serbëve edhe në veri”, ka thënë Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku e ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për takimin e fundit në mes të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë.

Thaçi ka thënë se në takimin e fundit është bërë progres në veçanti sa i përket zgjedhjeve lokale më 3 nëntor.

“Ne i kemi dërguar letër baroneshës Ashton për një pjesëmarrje apo monitorim të Bashkimit Evropian për zgjedhjet në gjithë Kosovën, në mënyrë që të kemi një prani të BE-së, një prani vëzhguese, që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike, të standardit evropian, për çka kam besim të plotë se edhe kjo do të ndodhë”, është shprehur Thaçi.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar