OKB: Mbi 5 milion refugjatë nga Ukraina drejt vendeve fqinje

OKB: Mbi 5 milion refugjatë nga Ukraina drejt vendeve fqinje

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar se 5.034.439 refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje nga Ukraina të cilës Rusia i ka shpallur luftë. Sipas njoftimit nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), më shumë se gjysma e refugjatëve kanë shkuar në Poloni (2.825.463). Pjesa tjetër e refugjatëve

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar se 5.034.439 refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje nga Ukraina të cilës Rusia i ka shpallur luftë.

Sipas njoftimit nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), më shumë se gjysma e refugjatëve kanë shkuar në Poloni (2.825.463). Pjesa tjetër e refugjatëve kanë shkuar në shtetet fqinje si, Rumania (757.047), Rusia (549.805), Hungaria (471.080), Moldavia (426.964), Sllovakia (342.813) dhe Bjellorusia (23.759). Gjithashtu, në njoftimin e UNHCR-së theksohet se në periudhën 18-23 shkurt nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Rusi kanë kaluar 105 mijë persona.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, ka thënë se shifra e përgjithshme është e lartë pasi disa refugjatë ukrainas udhëtojnë mes vendeve fqinje. Pas kalimit nga Ukraina në vendet fqinje, qindra mijëra refugjatë shpërndahen në vendet e tjera të Europë. Ndërkohë, sipas deklarimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), brenda Ukrainës janë zhvendosur 7.1 milionë civilë.

Në fillim të luftës, OKB-ja kishte parashikuar se 4 milion refugjatë do të largoheshin nga vendi nëse konflikti do të përshkallëzohej.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar