Ndikimi i Medias Sociale në Shëndetin Mendor

Ndikimi i Medias Sociale në Shëndetin Mendor

Autor: Elif Beyza Demircan Media sociale është shndërruar në një mjet të përditshëm komunikimi, informimi dhe shprehjeje për miliona përdorues në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ndërsa përfitimet e saj janë të pamohueshme si përfshirja sociale, ndarja e ideve dhe qasja ndaj informacionit. Efektet anësore në shëndetin mendor janë gjithnjë e më shqetësuese, sidomos te

Autor: Elif Beyza Demircan

Media sociale është shndërruar në një mjet të përditshëm komunikimi, informimi dhe shprehjeje për miliona përdorues në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ndërsa përfitimet e saj janë të pamohueshme si përfshirja sociale, ndarja e ideve dhe qasja ndaj informacionit. Efektet anësore në shëndetin mendor janë gjithnjë e më shqetësuese, sidomos te të rinjtë dhe fëmijët. Shqetësimet lidhen me varësinë, ankthin, depresionin, vetëvlerësimin e ulët dhe izolimin social, të cilat ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Sipas ekspertëve, mënyra se si përdorim mediat sociale, koha që kalojmë në to, lloji i platformës dhe qëllimi i përdorimit ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mirëqenien tonë psikologjike. Shfletimi pasiv i përmbajtjeve, ku individi nuk ndërvepron, shpesh çon në ndjenja vetmie, krahasimi të tepruar dhe ulje të vetëvlerësimit. Nga ana tjetër, postimi aktiv mund të rrisë ndjesinë e përkatësisë, por gjithashtu krijon varësi ndaj validimit dixhital.

L. A, një vajzë 17-vjeçare nga Tirana, filloi të përdorte rrjetet sociale në mënyrë intensive. Në fillim, Instagram-i dhe TikTok-u i dukeshin mënyra të këndshme për të mbajtur lidhje me miqtë, por shumë shpejt ato u kthyen në burim stresi.

Me kalimin e kohës, ajo kalonte më shumë se 6 orë në ditë duke parë jetët “perfekte” të të tjerëve. Filloi të krahasonte veten me influencues dhe ndjehej gjithnjë e më pak e vlefshme. Nëse nuk merrte mjaft “pëlqime”, ajo fshinte postimet dhe përjetonte ndjenja të forta mërzie e vetëdyshimi.

Pasi prindërit vunë re ndryshime në sjelljen e saj dhe rënie të performancës në shkollë, ajo kërkoi ndihmën e psikologes. Pas disa seancash, u diagnostikua me simptoma të ankthit dhe vetëvlerësim të ulët të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e pakontrolluar të rrjeteve sociale. Me ndihmë profesionale, L. A. mësoi të vendosë kufij, të praktikojë “detoks digjital”.

Ky rast përfaqëson realitetin që shumë të rinj përjetojnë në heshtje ndikimin emocional që rrjetet sociale.

Në intervista me profesionistë të fushës së shëndetit mendor, përmendet se simptomat e varësisë ndaj rrjeteve sociale përfshijnë ndjesinë e zbrazëtisë, ankthit në mungesë të aksesit në rrjet dhe vështirësi në funksionimin e përditshëm, si në jetën sociale, akademike apo në punë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon në një kërkesë për informacion se sipas ICD-10 dhe DSM, varësia ndaj rrjeteve sociale nuk klasifikohet si sëmundje më vete, por si pjesë e varësive të sjelljes. Megjithatë, janë ndërmarrë disa masa të rëndësishme për adresimin e pasojave të përdorimit të tepërt të rrjeteve sociale, përmes ndërgjegjësimit të popullatës, trajnimeve me stafe mjekësore dhe mbështetjes së studimeve kombëtare si HBSC.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) shprehet nëpërmejt një kërkese për informacion se vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 61 raste të abuzimit të të dhënave të fëmijëve në rrjete sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook, si dhe 16 raste të dhunës dixhitale, duke përfshirë shantazhe, kërcënime dhe publikim fotosh apo videosh me përmbajtje intime.

Këto raste janë menaxhuar nga Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Autoritetin për Sigurinë Kibernetike. Viktimave u është ofruar shërbim psikologjik dhe janë ndjekur me plane të personalizuara për mbrojtje.

Ministria e Arsimit ka filluar integrimin e edukimit për median dhe informimin në kurrikulën shkollore në bashkëpunim me UNESCO. Ky projekt ka për qëllim jo vetëm edukimin për përmbajtje të sigurta dhe të ligjshme, por edhe zhvillimin e të menduarit kritik, analizës së informacionit dhe ndërgjegjësimit për pasojat psikologjike të përdorimit të mediave.

Trajnimet kanë përfshirë drejtues shkollash dhe mësues të arsimit të mesëm, me synim që çdo nxënës të mësojë jo vetëm si të përdorë median, por edhe si ta kuptojë dhe filtrojë atë.

Zakonisht ekspertët e fushës dhe psikologët sugjerojnë :

  • Edukimin e prindërve dhe fëmijëve mbi përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale;
  • Ndërmarrjen e pushimeve dixhitale (digital detox) për të reduktuar ekspozimin ndaj përmbajtjeve të dëmshme;
  • Krijimin e  mekanizmave ligjorë më të fortë për mbrojtjen e fëmijëve në internet;
  • Zhvillimin e platformave të raportimit dhe ndërhyrjes së shpejtë psikologjike në shkolla;
  • Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin e rasteve të bullizmit dhe dhunës digjitale.

Media sociale është një realitet i pashmangshëm i jetës moderne. Ndërkohë që ajo ka sjellë përfitime të jashtëza konshme në komunikim dhe informacion, duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat psikologjike që ajo mund të sjellë nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar. Vetëm përmes ndërgjegjësimit, edukimit dhe ndërhyrjes së koordinuar mund të krijojmë një ambient digjital të sigurt për mirëqenien mendore të të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.

 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar