Milani mundi Sassuolo-n me rezultatin 3-0 në stadiumin “Mape” duke fituar titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2011. Milani bëri një fillim të shkëlqyeshëm të lojës dhe po e vinte Sassuolo-n nën presion serioz. Kjo përpjekje e tyre u shpërblye në minutën e 17-të kur sulmuesi Giroud arriti të depërtonte
Milani mundi Sassuolo-n me rezultatin 3-0 në stadiumin “Mape” duke fituar titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2011.
Milani bëri një fillim të shkëlqyeshëm të lojës dhe po e vinte Sassuolo-n nën presion serioz. Kjo përpjekje e tyre u shpërblye në minutën e 17-të kur sulmuesi Giroud arriti të depërtonte pasi sulmuesi Rafael Leao hyri në zonën e tij në të majtë.
Pas 32 minutash lojë ishte pothuajse një rast i kopjimit dhe i ngjitjes momenti kur sulmuesi Leao e fitoi topin në të majtë dhe e luajti në zonën ku Giroud po priste për të shënuar në portën e kundërshtarit..
Më pas Leao bëri asistimin e tij të tretë teksa mori topin në të djathtë, sulmoi përpara dhe e tërhoqi tek Kessie, i cili me shumë mjeshtëri shënoi duke ndryshuar rezultatin 3-0 që në pjesë të parë dhe duke kaluar skuadrën e Milanit në epërsi. Kuqezinjtë e mbyllin sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Interi që luajti rolin e vet duke mposhtur Sampdorian 3-0.
Milani shkoi në krye të tabelës së Serie A pasi mposhti Napolin 1-0 më 6 mars. Ky është titulli i tyre i 19-të i Serie A që i barazon ata me rivalët e qytetit Inter. Është trofeu i tyre i parë që nga Superkupa e Italisë 2016, ku ata mundën Juventusin me penallti.
Milani do të përballet me fituesin e Kupës së Italisë, Interin në Superkupën e Italisë sezonin e ardhshëm.
Denisa Shpati
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *