Luani endet rrugëve të qytetit italian pasi shpëtoi nga cirku

Luani endet rrugëve të qytetit italian pasi shpëtoi nga cirku

Një luan u pa në rrugët e një qyteti bregdetar italian për disa orë pasi u arratis nga një cirk lokal, përpara se të qetësohej dhe të kapej. Alessandro Grando, kryebashkiaku i Ladispolit, pranë Romës, u kishte thënë banorëve të qëndronin në shtëpi të shtunën, ndërsa policia dhe stafi i cirkut kërkonin të kapnin kafshën.

Një luan u pa në rrugët e një qyteti bregdetar italian për disa orë pasi u arratis nga një cirk lokal, përpara se të qetësohej dhe të kapej.

Alessandro Grando, kryebashkiaku i Ladispolit, pranë Romës, u kishte thënë banorëve të qëndronin në shtëpi të shtunën, ndërsa policia dhe stafi i cirkut kërkonin të kapnin kafshën.

Videot e publikuara më vonë nga mediat italiane, të marra nga vendasit, tregonin luanin e rritur duke ecur nëpër rrugë të errëta dhe të shkreta.

Në një postim në Facebook rreth orës 22:30 (21:30 GMT), më shumë se pesë orë pas mesazhit të tij origjinal që ngriti alarmin, Grando tha se luani ishte “i qetësuar dhe kapur”.

“Tani ai do të merret në dorë nga stafi i cirkut”, shkroi ai, duke falënderuar shërbimet e urgjencës dhe vullnetarët që ndihmuan gjatë “këto orësh shqetësimi të madh”.

“Shpresoj që ky episod mund të trazojë disa ndërgjegje dhe se më në fund mund t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk,” shtoi kryebashkiaku.

Florida Hima

 

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar