Kreu i BioNTech pohon se pandemia është drejt fundit

Kreu i BioNTech pohon se pandemia është drejt fundit

Ugur Shahin themeluesi i firmës gjermane të vaksinave BioNTech, i bashkohet zërave të ekspertëve që thonë se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.   Në një intervistë portalin më të madh informativ gjerman Bild, Shahin shprehet se nuk e konsideron më aq dramatike situatën e koronavirusit në gjithë globin. Sipas tij, është fituar beteja më

Ugur Shahin themeluesi i firmës gjermane të vaksinave BioNTech, i bashkohet zërave të ekspertëve që thonë se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.

 

Në një intervistë portalin më të madh informativ gjerman Bild, Shahin shprehet se nuk e konsideron më aq dramatike situatën e koronavirusit në gjithë globin. Sipas tij, është fituar beteja më e rëndësishme, ajo e frikës nga infektimi me COVID-19.

Kreu i BioNTech thotë se nuk mund të pretendohet të shpëtojmë një herë e mirë nga ky virus, por e rëndësishme është që infektimet të shndërrohen në rutinë. Shahin megjithatë, thotë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga pasojat e rënda të infektimit.

 

Deklaratat e tij mbështeten edhe nga infektimet në rënie pas qarkullimit të omicronit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë vende kanë nisur lehtësimin e masave, teksa varianti i ri pavarësisht se u përhap më shpejt se të ato të mëhershmit, nuk shkaktoi mbingarkesa të theksuara në spitale, falë edhe niveleve të larta të vaksinimit.

 

Përgatiti: Entela Çapo

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar