Krasniqi: Jo PDK-së, opozita ka votat e duhura për të formuar qeverinë

Jakup Krasniqi shprehet kundër një koalicioni paszgjedhor mes Nismës për Kosovën dhe PDK-së. Ai thotë se partite opozitare kanë shumicën e votive që iu duhet  për të formuar një qeveri të përbashkët të qëndrueshme. “Mund të jetë një qeveri teknike, por mund të jetë edhe një qeveri e mirëfilltë. Bëni llogaritë dhe iu del se

Jakup Krasniqi shprehet kundër një koalicioni paszgjedhor mes Nismës për Kosovën dhe PDK-së. Ai thotë se partite opozitare kanë shumicën e votive që iu duhet  për të formuar një qeveri të përbashkët të qëndrueshme.

“Mund të jetë një qeveri teknike, por mund të jetë edhe një qeveri e mirëfilltë. Bëni llogaritë dhe iu del se opozita i ka 377 mijë e më tepër vota. Ka më shumë se gjysmën e votave të elektoralit të Kosovës”, shprehet Krasniqi.

Në lidhje me zërat për një marrëveshje mes Nismës për Kosovën dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Krasniqi thotë se nuk mendon se Nisma do t’i hyjë atij ‘pazari’.

“Unë po e them këtë JO, pasi kështu mendoj por prapë po ju them se duhet të ulen organet e partisë dhe të vendosin për këtë çështje. Sa për mua, JO, por për qëndrimin e prerë të Nismës, këtë vendim do ta marrë shumica në parti”, këmbëngul ai.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar