Gripi i derrit shkaktoi sot viktimën e parë në Kosovë, rreth orës 07:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja u shtrua të dielën në mbrëmje, në Klinikën Infektive, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo kishte pezmatim të rëndë në mushkëri dhe më pas u verifikua si e infektuar me H1N1. Gripi ishte në shkallë
Gripi i derrit shkaktoi sot viktimën e parë në Kosovë, rreth orës 07:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacientja u shtrua të dielën në mbrëmje, në Klinikën Infektive, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo kishte pezmatim të rëndë në mushkëri dhe më pas u verifikua si e infektuar me H1N1.
Gripi ishte në shkallë të avancuar dhe e sëmura nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ndërkohë në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 5 pacientë me H1N1, të cilët po mbahen në terapi me Tamiflu. Gjithashtu pritet rezultati i analizave për 8 pacientë të tjerë të dyshuar.
/Romina Qama /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *